Rreth Nesh

Botimetejetes.com është faqja zyrtare e Botimeve “Jeta e Re”. Ne jemi pjesë e një organizate të madhe ndërkombëtare që quhet “Instituti Jeta e Re”. Aktiviteti ynë fokusohet në rigjallërimin e jetës shpirtërore të kombit shqiptar, me një fokus të veçantë në aspektin intelektual, social, shpirtëror.

Organizata jonë i ka fillimet në Shqipëri që në vitin 1991 dhe gjatë gjithë këtyre viteve kemi mbledhur, trajnuar, ndihmuar me mijëra student e grupime të tjera të gjejnë përgjigje rreth çështjeve të mëdha të jetës – si egzistenca e Zotit, roli i besimit të krishterë në dallimin dhe forcimin e vlerave të domosdoshme për një shoqëri në të cilën duam të jetojmë.

Gjatë këtyre viteve kemi botuar me qindra materiale trajnuese, revista, broshura, dhe libra të ndryshëm.

Megjithatë, aktivitetin tonë zyrtar si botues e kemi filluar në 2 vitet e fundit.

Na kontaktoni për çdo pyetje ose interes për të lexuar materialet tona e për të bashkëpunuar së bashku.