Libri Falas “Zot, Gënjeshtar apo i Çmendur?”

Meqë ka akoma kohë për të lexuar librin edhe për të marrë pjesë në konkursin tonë, po e botojmë përkohësisht librin në formatin online të mëposhtëm. Lexojeni, na shkruani një ese për të fituar një iPad2, 200 Euro, 100 Euro! Presim esetë deri në datën 15 dhjetor… Edhe një javë!

Comments 4

  1. Shume here
    Me dhjetra here jam ulur aty, ne fund te shkalleve dhe qaja.. Qendroja per ore te tera duke ndrydhur dhimbjen e duke pritur telefonin te binte..
    Kisha nevoje per Ty !!
    Kisha nevoje te degjoja zerin tend, t’me keshilloje me ate menyren tende prej miku sic beje gjithmone dhe e qara ime te pushonte.
    E doja menyren tende te te folurit, te te konceptuarit gjerat, te te konceptuarit jeten !!
    Se pranoje kur trishtoheshe, por mundohesha te hyja brenda teje dhe te ndjeja ashtu sic ndjeje Ti, per te te thene “Une jam ketu per Ty !!!
    Tek e fundit jemi miq apo jo?!
    Sikur ta shihje fytyren time kur them “Miq”..
    Me flisje per shoqet tua dhe une te thoja qe s’me pelqenin.. Ne mendjen time arrija t’ju gjeja gjithmone defekte edhe pse nuk i njihja..
    Qaja pas cdo bisede ku kishim folur per Ate qe s’te vleresonte asnjehere.. Per te ishe vetem nje me shume.
    Por problemi nuk ishte Ajo apo Te Tjerat, problemi isha Une qe kerkoja me teper..
    Jam munduar te bej indiferenten kur ne fakt doja te dija cdo minut te dites tende, doja te dija ku ishe, me ke, c’ben, si ndihesh.. Kerkoja shume, e di !! Dhe e di ku me coi e gjithe kjo?! Te te humbas perfundimisht..

    Dje po qendroja mbi krevatin tim, me telefonin ne dore, duke lexuar ato pak mesazhe qe kishin mbetur pa fshire, kur zilja filloi te binte.. Pas aq ditesh e ndjeva zemren te rrahe me shpejt, u ndjeva edhe njehere adoleshente.. Ishte numri yt..
    Mezi dola jashte, qendrova ne ballkon nderkohe degjova zerin tend ne anen tjeter “Hi, si je?” Vazhdova te flisja formalisht, ne menyre qe te mos kuptoje, por Ti kupton mire Gjithcka.. E kupton cfare ndjej e mendoj- vete e ke thene!
    Zeri yt kishte depertuar brenda meje.. Vazhdoi keshtu per pak minuta dhe me ze te dridhur duke mbajtur lotet te thashe “ok atehere, e rendesishme eshte qe je mire, isha ne merak..” e ne fakt pas fshiheshin dhjetra pyetje qe do doja te ti kisha bere.. Prita sa e mbylle dhe ia plasa te qarit me ze. U ula aty ku ulem gjthm, por kete here nuk shpresova per asnje telefonate.. Tashme e dija, gjithshka ishte ndryshe.

  2. DEDIKUAR NENES….

    Ishte hera e pare qe te shikoja ashtu…aq te semure…e kisha kaq te veshtire ta besoja…njeriu qe une kisha modelin e jetes sime…te vuante nga dhimbje te tilla ashtu…si nje femij…!
    Ti qe ishe aq e forte….ti qe kurre nuk ishe ankuar se ishe semure…ti qe nga mengjesi e deri ne darke vec punoje e punoje dhe kurre nuk thoshe njehere sa e lodhur qe ishe…!!!
    Ti qe sakrifikoje gjithcka per ne..per femijet e tu…!
    Sa e sa here me ke ndjekur rreth shtepise vetem e vetem per te me dhene per te ngrene…dhe une…une as qe e kuptoja se boll shqetesime kishe ti qe une te shtoja te tjera…!
    Merziteshe kur me shikoje te dobet…e sic thoshe ti…”te venitur”…dhe une….une budallacka as qe ia vija veshin fjaleve te tua…!
    E mban mend ate nate kur mezi merrja fryme…dhe ti edhe pse e lodhur gjithe diten…me mbajte ne krahe deri sa mengjesi zbardhi…!Si nuk u ankove nje here…?!?!Si…?!?!?!
    Dhe ja ku je tani….e lodhur e shtrire ne ate krevat te mallkuar…qe me ka mbajtur aq shume te fshehta mua…qe nuk me ka treguar per dhimbjet,per lodhjet per lotet e tua…!!!!
    Nena ime..modeli i femres se forte te embel dhe te dashur..eshte e shtrire tani…nuk mund te levizi…dhe mezi flet…!!!
    Cfare po ndodh nene….Pse nuk do qe te me tregosh…!?Pse duhet te me mbash te tilla te fshehta…?!
    E di …me ler te jem une vendi ku ti te mbeshtetesh…!
    Eshte rradha ime te kthej netet pa gjume…shqetesimet…lodhjet.
    ..perkujdesjen…dashurine…!
    Eshte rradha ime te te ushqej si ti mua dikur…!!
    Me ler nene te jem per ty…!
    Me ler te mundohem te kthej “borxhet”…edhe pse e di qe kurre s’kam per te mundur per ta bere…!!!
    Nëna ime…!

  3. Ne të gjithë jemi të varur nga etiketat, nga mendimi i të tjerëve për ne, nga ego jonë… nga gjithçka!… Pse e lejojmë? – Që të na pranojë rrethi, një shoqëri e rrejshme apo që padroni (ego) jonë të jetë i kënaqur me veprimet tona?
    A e keni vërejtur deri ku shkon verbëria e një personi? A e keni vërejtur se sa qesharak bëhet një person vetëm e vetëm që ta pranojë një shoqëri?… Mendoni po t’ju thotë dikush: “Jeni një gjeni!” Çka do të bëni ju? Për atë Dikush-in ju do të krijoni respekt të rrejshëm, do ta çmoni, do ta doni e do ta nderoni, por Vetes i keni bërë një gropë. Gjithmonë ju do të ndjeheni në siklet që ta arsyetoni atë “gjenialitet”. Ju kaplon frika se mos ndoshta do të bëni diçka që do ta zbehte imazhin që Dikushi ka krijuar për ju, madje edhe në mungesë të tij ju vazhdoni të jeni qesharak, keni frikë edhe nga mendimet tuaja, keni turp nga egoja juaj, jeni ‘të tmerruar’ nga një fjalë.
    Por, ç’bëhet kur ju quajnë të çmendur?! A do të filloni të çmendeni vetëm se dikush ju tha se jeni i tillë?… Patetike! Sa shumë kanë ndikim fjalët në ne… Në fakt s’do të duhej të kishin fare. Ato janë vetëm ajo çka të tjerët shohin në një moment në ju! Ju nuk jeni ata!
    Nuk duhet lejuar të ngjiteni për fjalë që thonë të tjerët, për imazhet që të tjerët kanë për ju, nuk duhet menduar për mendimet e tyre apo për mospranimet e tyre… Ne kemi mundësinë të jemi të lirë nga çdo ndikim i jashtëm. Duhet ta shqyrtojmë çdo gjë që vjen nga jashtë e jo ta gëlltisim sikur të ishte një ëmbëlsirë.
    Me dorën në zemër, të gjithë duam të çmohemi nga të tjerët, të na duan e të na vlerësojnë, por kjo është një varshmëri, si droga, sepse do t’i shohim të tjerët vetëm si paterica për të arritur tek ajo çka duam.
    Sikur të kërkoja ta përshkruani veten me pak fjalë, si do ta bëni?… “Unë jam Dr., Mr., Akademik, sportist, artist, inxhinier, shkencëtar…”
    Por, kujt i bën kjo?! Ç’rëndësi ka?!
    Ju mbase mund të jeni Dr., e unë vetëm një paciente, por a ju bën të jeni në pozitë më të lartë se unë? Absolutisht jo!
    Kam njohur njerëz të pasur e të varfër, të suksesshëm e dështak, të rinj e pleq, të famshëm e lypsarë… por shumë rrallë në sytë e tyre kam vërejtur shkëlqimin e rrezeve të lumturisë. Nëse lumturia është për të gjithë, atëherë pse njerëzit zgjedhin mjerimin?! Mbase mund ta krijojmë fatin tonë vetë, pse s’e bëjmë ashtu si duam? Nëse është i shkruar pse s’e pranojnë ashtu si është?!…
    Nëse do ta krahasoja jetën me lojën, atëherë ne jemi të luajturit (topi), përderisa lojtarë janë të tjerët. Programi i të tjerëve është mishëruar në ne, sa po të përpiqet dikush të ndërhyj, ne bëhemi të marrë, madje jemi në gjendje edhe të luftojmë për të… Qëllimi i secilit, do të duhej të ishte liria e natyrshme, luajtja e lojës së vetë sipas rregullave të veta, vallëzimi i valles së vetë, këndimi i këngës së vetë, shkrimi i librit të vetë… jo atyre të imponuara në ne. Duhet ta kemi lirinë e natyrshme, duhet ta kontrollojmë jetën tonë, duhet ta shohim realitetin me sytë tanë jo si na kanë mësuar përmes nocioneve e fjalëve, duhet ta përjetojmë vetë, ta ndjejmë vetë… sepse kohë të gjatë kemi qenë marioneta të të tjerëve, e kemi bërë sipas kodeve shoqërore, kulturore, fetare…
    Është e dhimbshme të hapësh sytë, është e dhimbshme të kuptosh, është e dhimbshme të rrënosh, por është e domosdoshme. Të heqësh dorë nga të gjitha iluzionet, nga ego, nga ajo që të tjerët e quajnë normale është sikur të heqësh lëkurën jo këmishën!
    Duhet ta shohim dritën që ta dimë çka është, duhet vetë të prekim shkëmbin që ta dimë se është i fortë, duhet t’i shijojmë vetë frutat për ta ditur shijen, përndryshe kot na thonë të tjerët çka duhet bërë e si janë gjërat, nëse nuk biem në kontakt me realitetin… Kontakti me realitetin është kuptueshmëri e plotë!
    Në fund ju them miqësisht se:
    Jeta është një dhuratë, si një fije shkrepse, mund ta shfrytëzosh vetëm një herë. Prej teje varet a do të duash të ndezësh qirinj apo do ta lësh të përfundojë në hi!

  4. Nje liber i vecante ku kuptimi i perditeshem i besimit dhe te vertetave te ashtuquajtura llogjike me konstatim te ben te besosh dhe te pranosh vullnetin e Zoti se Krishti eshte Biri i Perendise , duke qene njeheresh, Njeri dhe Zot. Zdrukthtari i Nazaretit eshte Pocari i Argjiles se Vetvetes dhe Shpirtit duke na treguar se nuk eshte mrekullia por deshmia e jetes nepermjet gjakut te tij me besim se Krishti eshte Zot. Pikerisht karakteri i Krishtit dhe Jeta e tij jane nje pasyre sesi duhet ta jetojme jeten tone me bollek dhe perjetesi. Trashegimia e Jesusit si bir i Adamit dhe Perendise dhe Bir i Davidit dhe Abrahamit tregon se ka vetem nje te vertete. Perendia Ati, Krishti Bir dhe Fryma e Shenjte e Ngushellimit jane nje ne vetvete dhe jeta rron brenda nesh mes frymes, deshmise dhe adhurimit te Krishtit. Amen