Fituesit e Konkursit

Konkursi ynë është mbyllur. Tashmë fituesit i kanë çmimet e fituara në duart e tyre. Çmimet u dhanë në një takim të këndshëm e të ngrohtë – si mes miqsh të bashkuar pas të njëjtit libër – në datën 20 Dhjetor 2011. Çmimet u dorëzuan nga të gjithë anëtarët e jurisë, që kryesohej nga Prof. Dr. Gjergj Sinani, profesor filozofie në Universitetin e Tiranës.

Fituesit e konkursit janë:

Çmimi i Parë: Armir Shkurti (iPad2)

Çmimi i Dytë: Mirela Tafili (200 Euro)

Çmimi i Tretë: Erina Sema (100 Euro)

Së shpejti, do të lexoni në faqen tonë të internetit të gjitha esetë që kemi marrë nga konkuruesit. Esetë do të botohen të paredaktuara, siç i kemi marrë nga individët që na i kanë dërguar. Në disa raste, do të botojmë vetëm emrin e autorit/autores për të respektuar dëshirën e tyre. Esetë nuk janë thjesht përsiatje të thata rreth një libri, por janë mendime që prekin sferën e vështirë dhe delikate të besimit – ndaj duam të jemi të ndjeshëm për të respektuar pjesëmarrësit.

Ju lutem, vazhdoni të na ndiqni, për të diskutuar mbi jetën, besimin, Zotin dhe librat me vlerë që sjellim në tregun shqiptar.

Botimet Jeta e Re