Botimetejetes.com

Ese nga Armir Shkurti – Çmimi i Parë
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

Eseja e mëposhtme është eseja fituese e çmimit të parë të konkursit të organizuar nga Botimet Jeta e Re në Nëntor-Dhjetor 2011 (iPad2).

ZGJEDHJA E VËSHTIRË…

Mua Zoti më ka folur! Ka qenë data 31 korrik 2006. Prisja të më lindte djali. Të gjitha masat që mund të marrë njeriu për të shkuar mbarë gjithçka ne i kishim marrë dhe si çift ishim përgatitur për të patur lindje natyrale….

…Në vitin 1993, kur unë isha gazetar në TVSH , më vijnë një grup burrash të cilëve u kishte prishur shteti shtëpitë për të ndërtuar pallat. Ndërroi sistemi, ndërmarrja u shkri dhe ata mbetën në rrugë pa shpresë se mund t’i ndihmonte dikush. Unë e ndoqa si gazetar disa herë këtë çështje deri sa ata nuk u dukën më. Pikërisht, atë mëngjes 31 korriku, teksa ngjisja shkallët e jashtme të maternitetit, ku prisja me emocione të paprovuara kurrë, ardhjen e birit tim në jetë, njeriu i parë që më shfaqet në derë ishte njëri prej këtyre burrave. I veshur me përparësen e bardhë të spitalit ai ndaloi dhe me shumë mirënjohje më pyeti: “Zoti Armir, si mund t’ju ndimoj?” Një ngazëllim i patregueshëm më kaploi atë çast. Pikërisht në ditën më të lumtur por edhe më të sikletshme të jetës sime, një njeri , të cilit unë i isha gjendur pa asnjë tjetër prapamendim, veç ndihmës njerëzore, sot më shfaqej në derë të spitalit duke më treguar se e mira nuk humbet në këtë botë por të shpërblehet. Vërtet nuk kisha nevojë për atë zotëri, pasi të tjerë njerëz merreshin me ardhjen në jetë të fëmijës tim, por nëse nuk do t’i kisha patur ata, ky person që mu shfaq tek dera mund të qe shpresa dhe ngushëllimi i vetëm i atij momenti. …

…Pak më vonë mësuam se fëmija nuk duhej të lindte në rrugë natyrale por me operacion. Shkenca kishte dështuar në parashikim. Megjithë paisjet dhe kujdesin e pafund njerëzor që treguan ata që merreshin me shtatëzaninë e sime shoqeje, nuk arritën ta parashikonin se foshnja duhej të lindte me ndërhyrje kirurgjikale. Duke qëndruar pranë sime shoqeje, me një emocion pozitiv tashmë të kthyer në ankth, në korridor kalon një grua , edhe ajo me përparëse të bardhë. Më sheh, ndalon, kthehet dhe më pyet: “Armir Shkurti?” “PO!” – i përgjigjem. “Më lejo të të përqafoj – më tha – pasi ti je njeriu që ke marrë për herë të parë vajzën time, pa asnjë lloj interesi”. Ajo ishte kryeinfermjerja dhe i qëndroi gruas time mbi krye gjatë gjithë lindjes, njëlloj si mbi kryet e bijës së saj. Kur gjithçka përfundoi ajo ishte shprehur diku: “Ma bëri të mirën tek fëmija, pata kënaqësinë t’ja shpërblej tek fëmija”

Dy rastësi brenda dy orëve, besoj se nuk janë edhe aq rastësi. Për mua, ashtu siç thotë Gjon Pagëzori “Fjala u bë mish e banoi ndër ne”, edhe sot ne Ati na flet me gjuhën që ne e kuptojmë, por “shqisa” për të dëgjuar fjalën hyjnore është zemra. Ato që ndjen zemra kur syri dhe mendja shohin, përbën lidhjen e njeriut me perëndinë. Siç ka thënë Ciceroni “Zotin e njohim nga veprat e tij”, unë e njoha (dhe kjo nuk qe hera e parë) nga shembulli që AI më dha vetë duke më nxjerrë në udhën time në ditën time më të sikletshme, dy njerëz shumë të vyer për mua, por që pikërisht unë me vullnetin dhe ndihmën e Zotit atyre u kisha ngjallur të njëjtin çlirim e shpresë dikur. Reagimi i parë është frika. Gjithëpushteti hyjnor të bën të ndjehesh krejtësisht i zhveshur e i pafuqishëm. Siç pa dhe shpërbleu të mirën, krijuesi di dhe ndëshkon edhe mëkatin. Por vetëm pak çaste pas frikës në shpirtin tim erdhi e mbretëroi adhurimi dhe dashuria për ATIN. Këtë dashuri – megjithëse nuk jam i krishterë – dua ta them se ma ka mësuar Jezu Krishti. Këtu më duhet të sqaroj pak marrëdhënien time me besimin. Unë besoj në Zot. Besoj shumë. Kam lexuar librat e shenjtë (Dhjatën e re, Kuranin dhe një pjesë të Dhjatës së vjetër) dhe ende nuk e kam vendosur cila është struktura ime e të besuarit. Nëse zgjedh njërën më duket sikur bëj tradhëti ndaj tjetrës. Por kuptimin e dashurisë së amëshuar e pranoj se e kam mësuar prej Krishtit. Koncepti i të dashurit të të afërmit si vetveten dhe – ajo që e dallon qartaz Jezu Krishtin – është FALJA DHE DASHURIA PËR ARMIKUN!!! Titulli i librit “Zot, gënjeshtar apo i çmendur” më kujtoi se edhe unë dikur (pa guxuar ta quaj çmendur, por me një goxha dyshim në vetvete ) kam reflektuar shumë. Si mund të duash atë që të bën keq? Si mund të thuash, teksa po të marrin jetën: “Fali Zot se nuk dinë ç’bëjnë?” … kjo është çmenduri… (kam guxuar ta pëshpëris brenda mendjes sime)….

Para se të njihja Jezu Krishtin – i cili ishte i ndaluar për ne nga sistemi – fshehtas dhe me plot etje kam lexuar më të mëdhenjtë e psikoanalizës në botë. Kudo i kam gjetur në një mendje se njerëzit me çrregullime a sëmundje psiqike kanë si tipar pikërisht cënimin e sferës afektive. Pra , më thjesht, një i sëmurë psiqik, ashtu si një ulok pa duar apo pa këmbë, është një ulok PA DASHURI! Pra le të guxojmë të pyesim nëse një i çmendur që jo rrallë vret edhe të afërmit e tij, mundet të japë edhe jetën për dashurinë? Le të marrim një kryevepër të dramaturgjisë botërore. Tragjedinë Romeo e Zhuljeta. Ti je në sallë dhe drithërohesh dhe qan kur sheh sesi një djalosh i dashuruar marrëzisht me një vajzë vret veten kur sheh se objekti dashurisë së tij nuk jeton më. Më pas, vajza që zgjohet nga një vdekje e rreme, vret edhe ajo veten pasi sheh se ka humbur përjetësisht objektin e dashurisë së saj. Tani shohim një burrë 33 vjeç që shkon i qetë me kryq mbi supe për të vdekur në emër të dashurisë për gjithë njerëzimin: ata që po jetojnë me të dhe që do të jetojnë edhe pas kryqëzimit të tij. Ashtu si çifti i të dashuruarve në tragjedinë e Shekspirit, për këtë njeri me kryq mbi shpinë nuk ka kuptim jeta pa dashuri. Por jo jeta e tij: jeta jonë. Ai ka gjithë dashurinë e amëshuar për veten e tij. AI po i le xhelatët ta vrasin në emër të dashurisë për ne. Që neve të jetojmë pa peshën e mëkatit, me zemrën e ndriçuar prej ngazëllimit të dashurisë hyjnore. Kështu ne mund të jetojmë të lumtur, me jetën plot kuptim dhe ngjyra, ashtu siç ndoshta Romeo e Zhuljeta do të kishin kaluar ditët së bashku. Me lotë ndër sy për dy të dashuruarit fatkeqë ne themi: “Gjynah! Sa të mirë! Çfarë tragjedie! Madhështore…” ë rastin e atij që sakrifikohet për dashurinë tonë ne pyesim: “Mos është i çmendur ky?”. . Vdekja e një dashnori të dëshpëruar na mbyt me ngashërim, ndërsa poshtërimi kolektiv, mizoria e pamëshirshme ,ekzekutimi çnjerzor i një njeriu që i ka pranuar të gjitha këto thjesht që ata që do të mbeten gjallë pas tij dhe që do të lindin në shekuj, të kenë dashurinë e amëshuar, të kenë faljen e mëkateve dhe shpëtim të jetës së tyre. Mos ndoshta me “i çmendur” duam të themi “i jashtëzakonshëm”? Mbase këtë kanë menduar bashkëkohësit e tij kur e kanë parë të kryejë mrekulli siç është ringjallja e Llazarit apo shërimi i të verbërve. Mbase edhe ne kështu do ta quanim sot: Një njeri i mrekullive, nëse do të qe thjesht për bëmat e tij. Mbase një magjistar a iluzionist , siç ka plot sot që gëlltisin zjarr, ndajnë më dysh një trup njeriu në skenë dhe e ngjisin sërish. Pyetja është PËRSE e bënte? Një magjistar, iluziuonist a prestigjator sot këtë zanat e ushtron për të fituar para dhe famë. Një shëronjës i mjekësisë alternative (me biorryma, hipnoza etj) gjithashtu e bën për të fituar para. Në kohën e tij Jezu Krishti mund të qe bërë shumë i pasur nëse këto marifete do t’i kishte shfrytëzuar për të çuditur popullin dhe parinë e vendit. Sa baste do të viheshin për kthimin e ujit në verë apo shumëfishimin e bukës dhe peshqve! Sa të sëmurëve do nga parija e vendit do t’u kishte rikthyer shëndetin, duke siguruar një vend të privilegjuar në shoqërinë e kohës, nderim dhe para.Në fund të fundit, a nuk është motivi kryesor i gënjeshtrës të shpëtosh vetveten dhe të përfitosh diçka prej saj? A nuk është mashtrimi vepër penale meqë ti përfiton diçka nga truket që përdor ? Atëhere a mud të quhet mashtrues e gënjeshtar ai që gjithë mjetet për një jetë më të mirë dhe pozitë më të lartë shoqërore i përdor për të çuar vetveten drejt një vdekjeje të tmerrshme? A mund të quhet gënjeshtar dikush që i kërkohet thjesht të mohojë që nuk është biri i perëndisë dhe ai (qoftë për qejf të gënjeshtrës) nuk pranon ta bëjë por vazhdon kalvarin? Janë dy shkenca që duhet të japin shpjegim: Jurisprudenca dhe psikologjia.

Shkenca

Që prej Rëne Dekartit ,matematikan, fizikant, filozof francez lindur më 31 mars 1596 dhe vdekur më 11 shkurti 1650 shkenca dhe feja janë ndarë. Në kushtet e zhvillimit të sotëm vetë bota akademike ka hedhur tezën e ribashkimit, në një formë të përshtatshme të të dyjave. Kjo sepse ka plot dukuri shkencore që nuk shpjegohen dot më vetëm shkencërisht dhe plot mistere të fesë që kanë nevojë edhe për shkencën për të dalë në dritë. Le të themi se në 2000 vjet krishtërimi ka mbetur pak a shumë po ai në total, dhe krejtësisht i pandryshueshëm në doktrinë. Ndërsa shkenca është gjithnjë në evolucion. Teori që kanë bërë revolucione në fizikë, kimi, matematikë, sot shtudiohen thjesht për qëllime mësimore pasi janë zëvendësuar dhe zëvendësohen përditë nga teori të reja. Shkenca e shekullit të XX provoi shkencërisht se universi ka një datë krijimi . Provoi se ka edhe një rregullsi të përsosur të drejton gjithësinë. Teori si ajo e Çarls Darvinit, nëmos kanë rënë tërësisht posht, shtrojnë më shumë pyetje sesa japin përgjigje. Nëse njeriu rrjedh nga evoluimi i majmunit, po majmuni nga erdhi? Po ndërgjegjja si u krijua dhe përse? Albert Ajnshtajn , zbuluesi i teorisë së relativitetit ka thënë : “një gjë është absolute: që çdo gjë është relative”. Pra me një disiplinë që është përjetësisht në evolucion, me teori që ngrihen dhe rrëzohen a kundërshtohen, a mundet që njeriu të shpjegojë në mënyrë përfundimtare misteret e krijimit dhe krijuesit? Zoti nuk luan me zare – thotë sërish Ajnshtajn që do të thotë se GJITHÇKA në univers ka rregullsinë dhe ligjshmërinë e vet. Me këtë ligjshmëri absolutisht njerëzore ATI veproi me BIRIN e tij….nocioni AT dhe BIR nuk më lë në këto çaste të eci më tej me shkencën….pra po qëndroj pak tek ATI dhe BIRI. A është Jezu Krishti biri i Krijuesit? Atëhere le t’ja bëjmë këtë pyetje shkencës sot: Nëse një fëmijë lind nga fekondacioni in vitro, kur fetusi i fekonduar vendoset në mitrën e një gruaje tjetër bartëse….kush është nëna? Po baba, a mund të quhet ai që thjesht ka dhënë spermën e cila më pas përpunohet artificialisht jashtë proçesit ngatyror të ngjizjes së fëmijës? Po me krijesat e klonuara, cili quhet biologjikisht AT dhe cila MËMË? Po një domate e modifikuar gjenetikisht me genet e merlucit për t’i rrezistuar të ftohtit, çfarë bime është dhe kë ka “mëmë” dhe “at”? Pra nëse skeptikët kanë shtruar në shekuj pyetjen a është Krijuesi i Gjithësisë Ati i Jezu Krishtit, besoj se me aventurat e reja të shkencës, ky nocion është shumë më i ngatërruar sot sesa 20 shekuj më parë. Kur një krijesë tokësore arrin të riprodhojë të ngjashmin e vet jashtë rrugës natyrale të fekondimit seksual si dhe të prodhojë krijesa të tjera nëpër enë qelqi e metali, përse i duhet mohuar Krijuesit të Gjithësisë, atij që ndau dritën nga errësira, që ndau ujin nga toka, që nga balta krijoi njeriun dhe më pas nga brinja e tij krijoi gruan, të mos ketë mundësi që , me udhët e tij të mistershme të mundësojë që një grua e virgjër të ngelet shtatzënë? Ka ndodhur shpesh që fëmijë të adoptuar, në moshë të madhe kanë njohur prindërit biologjikë, por që deri në vdekje “nënë” dhe “baba” u kanë thënë atyre që i kanë rritur, ushqyer dhe edukuar. Nisur nga kjo e fundit, moralisht, Jezu Krishti njeh për AT atë që e solli në këtë botë me një qëllim hyjnor dhe ATË që i formoi dhe frymëzoi gjithë strukturën shpirtërore dhe mendore. Biologjikisht është ati që e ngjizi vërtet në barkun e një njeriu por, ndryshe nga ç’komentohet mëkot nga “dijetarë” (qoftë edhe besimtarë të feve të tjera) JO ME RRUGË SEKSUALE! Këtë e dëshmon fakti se e ëma ishte VIRGJËRESHA Marie. Fakti i virgjërisë përjashton raportin seksual dhe akuzën se “Zoti nuk mund të ketë fëmijë sepse është i pastër nga këto lloj raportesh”. I rikthehem Gjon Pagëzorit të cituar edhe në librin “Zot, gënjeshtar apo i çmendur” “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” . Për ta futur Birin në jetën tonë duket sikur Krijuesi ka thyer rregullat hyjnore që ka vendosur vetë: Ngjiz një foshnje në barkun e një virgjëreshe. Këto “thyerje ligjesh” nga i Plotfuqishmi kanë sjellë ndryshimet dramatike të jetës njerëzore. Nga balta krijoi Adamin (pra lindje pa asnjërin nga prindërit). Nga brinja e Adamit krijoi Evën (pra lindje pa nënë). Më pas bëri prindër një çift në pleqëri të thellë, përtej çdo mundësie lindjeje (Abrahamin dhe Sarën). Ndaj, megjithëse e jashtëzakonshme dhe përjashtim prej rregullit, ngjizja e Marias së virgjër është një rregullsi në përjashtimet që vetëm Krijuesi i di se përse i bën. Siç ka thënë shën Athanasi, “Një Zot i kuptueshëm nuk do të qe Zot”. Por që deri më sot nuk ka guxuar asnjë llojë shkence ta mohojë atë që dëshmitarët e kanë parë dhe dëgjuar në atë kohë. Po ashtu dëshmitarët e asaj kohe e kanë paguar me vuajtje dhe jetë pohimin se kanë parë dhe prekur Jezusin e ringjallur. Pikërisht ngjizja hyjnore dhe ringjallja janë dëshmi e “thyerjes” së rregullsisë pikërisht për të respektuar rregullsitë e vendosura nga ATI. Lindja dhe ringjallja janë përshkuarja e largësisë së Jezusit nga froni në krah të Atit deri Tokë, për të jetuar si gjithë të vdekshmit e tjerë dhe më pas rikthimi për tek Ati, ose, nëse guxojmë të interpretojmë Gjon Pagëzorin “fjala u bë mish dhe banoi ndër ne”, në “mishi u rikthye në fjalë të banojë përjetësisht ndër ne”. Ndoshta hebrenjtë e asaj kohe janë pezmatuar e zhgënjyer që në vend të mbretit çlirimtar, Mesisë që do t’i çlirojë nga pushtuesit, u erdhi një marangoz që thoshte se qe Mesia që do t’i çlironte nga mëkati. Ata kanë pritur një hero me shpatë në dorë që shporr romakët nga toka e tyre dhe sjell lirinë. Por në fakt shohin një burrë të ri që shkon në kryq se nuk pranon të mohojë që është Mesia, Biri i Zotit. Nëse e lexon qoftë edhe si ateist Dhjatën e Re, të bie në sy figuracioni i pasur, parabolat, krahasimet , metaforat dhe plot figuracione që shfaqen në ato që thotë Jezu Krishti. Mesia u ka folur bashkëkohësve të tij , por edhe neve sot, pikërisht me anë të figurave. Thellimi në besim bën të hapen sytë e zemrës për të parë e dëgjuar ato që AI ka dashur të na thotë.

A ka qenë Mesia mbreti që prisnin hebrenjtë?

Në fund të fundit, ç’prisnin hebrenjtë nga mbreti i tyre? LIRINË! Për ta, mungesa e lirisë ishte për shkak të pushuesve të huaj. Por ta zemë se Mesia do të qe thjesht një luftëtar i zoti, heroik, i aftë, i dashur me popullin e tij… Ai do të kishte udhëhequr Izraelin në luftën çlirimtare dhe më pas, ose vet ose pasardhësi, do të kishte ndërtuar një shtet, mbase më të drejtin në botë, por gjithësesi një njësi administrative që përherë ka kufizimet dhe padrejtësitë e veta. Po le ta zemë se në të gjallë të tij do t’u jepjte gëzim e pasuri shtetasve të tij e më pas, në moshë të thyer do të vdiste e sërish, nëmos pushtuesi, një tiran vendas , do të shtypte a kufizonte ato që edhe sot quhen “liri”. Po ç’është liria? Për për një komb të pushtuar është largimi i pushtuesit, për një popull të shtypur është largimi i tiranisë, për një të burgosur është gjithë hapësira që ekziston përtej mureve të burgut, për një të sëmurë është rikthimi i shëndetit, për një adoleshent është thyerja e çdo rregulli që ka vendosur shoqëria, për një të uritur – një tryezë plot gatime të mira ku mund të hash sa të duash… Ndoshta një mbret i mirë mund edhe t’i sjellë të gjitha, në mos një pjesë të këtyre lirive. Por nga mëkati nuk të çliron dot askush përveç vetes apo atij që zgjedh ti të shpëtosh shpirtin tënd. Këtë dimension lirie e solli Jezu Krishti duke predikuar: “Unë jam rruga, e vërteta, jeta”. Siç ai vetë thotë Ati IM dhe jo ATI YNË, edhe ti dhe unë sot kemi MBRETIN TËND apo TIM. Është po e njejta marrëdhënie që Biri kishte me Atin. KREJTËSISHT INDIVIDUALE. Mbreti IM, ndryshe nga mbreti a kryeministri a presidenti YNË, nuk kujdeset për zgjedhësit, për rrugët, ujin e pijshëm, luftën, paqen, diplomacinë… por kujdeset thjesht për çlirimin e shpirtit nga mëkati dhe udhëheqjen në rrugën e mirë. Pikërisht ky dimension krejtësisht tjetër i lirisë, i vendosur në kultura të ndryshme, bën diferencën me kultura të tjera ateiste. Nuk do të qe aq madhështor Parisi, Roma, Firencja, Madridi etj pa këtë kulturë dhe liri. Para shumë vjetësh shkova në Paris në një udhëtim pune. Shumë më herët kisha mjaft kurreshtje të vizitoja varrezat Pere Lachaise (Per Lashez). Gjeta mundësinë dhe vërtet shkova, duke përjetuar aty një nga eksperiencat shpirtërore më të veçanta. Në atë qytezë me shtëpiza guri të vjetër kishte emra që kishin ndërruar jetë në fund të shekullit XVIII e më pas vazhdonin pasardhësit deri në ditët tona, të vendosur aty, si në një shtëpizë përrallash. I ardhur nga një qytet si Tirana, ku varri më i vjetër daton në vitet ’60 të shekullit të kaluar, ndjeva një emocion të veçantë. Aty njeriu kishte tjetër dinjitet dhe jetëgjatësia tjetër koncept. Pikërisht ai zinxhir brezash të bën të ndjehesh sa i vogël në jetën e botës, por edhe aq i madh, i qëllimshëm e i rëndësishëm në një vend ku respektohet dinjiteti dhe jeta i të gjallit dhe më pas edhe i të vdekurit….

Ateizmi

Brezi ynë po përjeton ngrohjen globale. Shkenca thotë se fajin e ka shfrytëzimi barbar i natyrës, dhe sidomos djegia e karburanteve fosile për qëllime industriale. Sot bota po kalon në një sistem të ri që quhet GLOBALIZËM. Në ditët tona Europa po kalon një nga krizat më të thella që pas luftës së dytë botërore. Për rrjedhojë , ndryshime të mëdha po ndodhin edhe në jetët e individëve. Ndryshime që fillojnë nga buka e gojës deri tek gjithë sistemi i jetesës. Një shoqëri me parime të forta morale e aq më tepër të mbështetura në themelet e krishtërimit nuk do të lejonte kurrësesi prepotencën të mbizotëronte ndaj mëshirës, moralin ndaj a/imoralitetit, etjen për para ndaj solidaritetit. Ndryshimet që po ndodhin kërkojnë detyrimisht mbajtjen e Zotit sa më larg njeriut. Etja për para është duke e kthyer njeriun modern në skllav të punës dhe, në orët e pakta pas saj, në skllav të vesit, si largim të stresit. Gjithnjë e më shumë po shtohen PUB-et, kazinotë, bilardot, pijetoret, sallonet e bukurisë ku njerëzimi i sotëm vret orët e lira dhe përpiqet të mbushë boshllëkun që thellohet përditë brenda shpirtit të tij. Me hapa të frikshme edhe në Shqipëri po përparon shkatërrimi i familjeve, rritja e numrit të divorceve dhe abortet. Zoti në jetën publike dhe media përmendet për Pashkë, Krishtilindje, Hashure, Nevruz e Bajram. Për fat të keq, edhe atëhere nga politikanët dhe jo nga njerëzit e fesë. Një Zot që nuk ekziston, në këto kushte duket se i bën mirë të gjithëve: Ata që jenë duke ndryshuar rregullat nuk kanë rezistencë ata që dehen netëve në kërkim të paqes nuk kanë pse të tremben nga mëkati i tyre…

… kthehem tek Armiri…

Mbi të gjitha kërkoj të jem i sinqertë me vetveten ndaj përsëris se besoj fuqishëm në Zot, e kam ndjerë shpesh në jetë dorën e tij, por nuk kam zgjedhur ende rrugën. Kjo për shkak të dashurisë dhe jo urrejtjes. Për shkak të nderimin dhe respektin për të gjitha fetë që na mësojnë se Zoti është Një. Megjithatë, pa shumë bujë, edhe unë dëshmoj se Jezusi, për aq pak sa unë kam hapur derën time, më ka ndryshuar. Një ndër vetitë që kam fituar falë fjalës së Mesisë është falja dhe dashuria. Kam falur shumë në jetë, nga ata që tinëzish dhe pabesisht më kanë bërë keq. I kam falur vërtet siç mëson Jezu Krishti dhe në vend të të nxehtit të urrejtjes në faqe e veshë dhe vëllimit të papërballueshëm të një gjëje gjigande që rritet në kraharor kur urren, kam ndjerë një paqe të pazakontë dhe shumë energji për t’u marrë me gjëra shumë më të bukura e të dobishme në jetë sesa mllefi e hakmarrja.

Nuk mund të dëshmoj sot nëse libri Zot, gënjeshtar apo i çmendur ma ndryshoi jetën. Por jam i lumtur se pata mundësinë të shpreh ç’më ndjeu shpirti, ç’kisha në mendje për vite me rradhë dhe që nuk kam patur mundësinë t’i ndaj me askënd. DUKE SHKRUAR KUPTOVA!

Armir Shkurti

Ese nga Mirela Tafili – Çmimi i Dytë
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

Eseja e mëposhtme ka fituar çmimin e dytë në konkursin e Botimeve Jeta e Re, të organizuar në Vjeshtë 2011 (200 Euro).

“Zot, gënjeshtar apo i çmendur?” Është një pyetje që intrigon çdo lexues kur e sheh në vitrinë këtë libër, por më tepër intrigon atë që është në kërkim të paqyrës së duhur për të parë dhe kuptuar vetveten. Sigurisht që unë e dija përgjigjen, por një kuriozitet paksa i veçantë më shtyu ta merrja në dorë librin dhe ta lexoja me ëndje. Nuk e di pse m’u duk sikur faqe pas faqeje dëgjoja trokitjen e një çekiçi dhe pata ndjesinë sikur po ndërtohej diçka. Nuk e di pse m’u duk sikur e njihja zërin e Xhoshit ( i drejtohem kështu si një miku të mirë e të afërt) dhe heshturazi hyra në një bisedë të ngrohtë me të. Ai më tregonte dhe unë i tregoja. Ai më pyeste dhe unë i përgjigjesha. Por mendimet që më vërtiteshin më shumë në mendje lidheshin me fjalët e Jezusit: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde (Mateu 22:36-37)”. A shkonte zemra ime në harmoni me mendjen?

Më kujtohet që kur kam qenë rreth 12-13 vjeçare gjumi më trazohej nga mendime të frikshme. Kisha dëgjuar për njerëz që vdisnin, por si të mos mjaftonte kjo, një ditë gjyshja ime më kërkoi ta shoqëroja në varrezat e qytetit. Nëna jetonte në një qytet tjetër dhe mua më erdhi keq t’i thoja jo. Edhe sot i mbaj mend pllakat e varreve, madje edhe disa mbishkrime mbi to, të cilat nëna ime donte t’ia lexoja. U trondita dhe doja të qaja me ulërima. Dhimbja e njerëzve për vdekjen e të afërmve të dashur ishte shprehur në mënyra nga më të ndryshmet: me vargje, fjali të thjeshta, fotografi, zbukurime etj,. Natën në ëndërr pashë varre. Pyetje pa përgjigje më shoqëronin ngado ditën dhe natën: Ç’ishte vdekja? Pse njerëzit vdisnin? Si mundej që dikush që deri një ditë më parë fliste, qeshte, këndonte, vdiste dhe varrosej nën tokë? Si nuk merrte më frymë? Kisha harruar të shijoja bukurinë e atyre ditëve fëminore duke sjellë në kokë pyetje dhe mendime të errëta. Përgjigje s’gjeja. Mësuesja e biologjisë fliste për Darvinin, por majmunët nuk më dhanë asnjë përgjigje gjithashtu. Ndodhi që pikërisht atëhere motra ime filloi të angazhohej me kishën në Korçë. Ndonjëherë shkoja dhe unë të dielave me të. Shpejt kuptova që ato orë të kaluara aty dhe më pas në Kishën e Tiranës ishin përgjigjja e heshtur dhe më e qartë që e kisha pritur aq gjatë. Kur ndodhesha brenda në Kishë më pushtonte një qetësi dhe dëshirë e madhe për të punuar, për të komunikuar me njerëzit, një ndjenjë çlirimi që zgjaste disa ditë. Dhe unë ndjeja dëshirën për të shkuar përsëri aty.

Ështe shumë e thjeshtë. Ka vetëm dy rrugë:

- t’ia atribuosh krijimin tënd rastësisë dhe kështu të pranosh që je thjesht një element në natyrë që lind dhe vdes duke ardhur nga hiçi për të shkuar në hiç.

ose

- t’ia atribuosh krijimin tënd Zotit dhe të pranosh që je krijesë e rëndësishme e Tij për të cilin Ai kujdeset para dhe pas vdekjes duke të udhëhequr drejt së përsosurës, të mrekullueshmes.

Personalisht unë nuk ia lë dot veten rastësisë. Është e pakuptimtë për mua. Ndërkohë që të di që Dikush më ndjek në çdo hap, më vëzhgon, kujdeset, më ndihmon dhe më këshillon drejt suksesit është më shumë se e kuptimtë. Është e mrekullueshme. Në jetën time kam patur rastësi, udhëkryqe zgjedhjesh dhe kam zgjedhur, sigurisht. Tani jam në një moment të jetës ku me zë të lartë pohoj se Zoti asgjë nuk e vendos para nesh në jetën tonë rastësisht.E gjitha është një plan i detajuar mirë. Përgjegjësia e realizimit është vetëm e jona. Nëse kemi bërë zgjedhjen e duhur, plani i Zotit për ne është realizuar më së miri. Nëse s’kemi zgjedhur si duhet? Duhet të guxojmë të zgjedhim përsëri. Besimi të nxjerr gjithmonë në rrugën e madhe. Ja se si dola në një pikë me filozofin Tomas Akuinas. Etjen për kuptimin dhe lumturinë e shova vetëm tek besimi në Perëndinë.

Hapi i parë për të pranuar besimin tim tek Perëndia ishte biseda me motrën time të krishterë. Sigurisht që biseda e parë me të nuk qe frutdhënëse. Unë dhe motra ime debatuam gjatë. Dhe ky debat vazhdoi shumë kohë. Ndërkohë e ndjeja që s’kisha më argumente për të kundërshtuar motrën në mënyrën si ajo e trajtonte ekzistencën e Zotit dhe besimin tek ai. Por heshturazi ndjeja gjithashtu që ato që thosh motra ime sa vinte dhe më pëlqenin më shumë. Kështu vendosa të shkoj në kishë. Ishte bukur të shihje njerëz të të gjitha moshave që mblidheshin dhe këndonin bashkë këngë të cilave nuk u dija as tekstin e as muzikën, por që gjithsesi më përfshinin ëmbël. Ishte bukur gjithçka thuhej, mendohej dhe ndjehej aty. Të gjithë ata njerëz më dukeshin si një familje e madhe, ku secili kujdesej për tjetrin dhe të gjithë për të gjithë. Bezdisës? Jo, nuk i shoh dot si të tillë këta njerëz.

Shpejt u ndodha në debate me shoqet e mia që nuk besonin apo ndiqnin traditën familjare të besimit. Më ka mbetur në kujtesë një debat me një kolege pune, e cila mendonte se ishte besimtare. Ajo u shpreh se mund të gabonte sa herë të donte dhe mjaftonte të shkonte në kishë për t’iu falur gjithçka. Nuk u besova veshëve. Ajo vajzë kishte kohë që shkonte në kishë, por nuk kishte kuptuar asgjë nga fjala e Perëndisë. Ajo mendonte se kisha ishte vendi ku një herë në javë shlyheshin mëkatet, dhe madje nuk e kishte fare idenë e Krishterimit. Ajo nuk e dinte që Krishterimi është Perëndia që vjen tek ne nëpërmjet Jezu Krishtit.

Edhe unë vetë këtë e ndjeva më fort kur pashë për herë të parë filmin që tregonte historinë e Jezusit. Momenti i kryqëzimit të tij ishte më shumë se tronditës për mua. Ishte i dhimbshëm, tmerrësisht i dhimbshëm. Ndërkohë kisha lindur fëmijët e mi dhe kryqëzimin e Krishtit e përjetova dyfish. Mendova si do reagoja unë po të shihja djalin tim të kryqëzohej. Nuk gjeta dot fjalë për ta përshkruar. Atëhere kuptova sa e madhe ishte dashuria e Perëndisë për ne njerëzit që lejoi të ndodhë diçka e tillë me Birin e Tij. Ishte mësimi më i përkryer që i tejkalonte kufijtë e njerëzores, por dhe ishte njëkohësisht më njerëzori. A do mbeteshin indiferentë njerëzit pas kësaj? Sigurisht që jo. Për fat të keq interesimi u orientua në dy kahe.

Jezusi tha se ishte hyjnor. Ai e paraqiti veten si e vetmja rrugë e shpëtimit dhe i vetmi burim i faljes së mëkateve. Njerëzit e dinin që këto gjëra mund t’i shpallte vetëm Perëndia për Veten. E pra, njerëzit kuptuan që për të arritur te Perëndia duhej së pari të pranonin që Jezusi ishte Biri i Tij dhe që Ai u kryqëzua për të mundësuar faljen e mëkateve të njerëzve para Perëndisë. Por edhe pse njerëzit e dinë këtë, shumë prej tyre e kanë problem të diskutojnë rreth kësaj teme. Madje këta njerëz e kanë më të lehtë të flasin për Perëndinë sesa për Jezusin. Unë mendoj se ka shumë arsye për këtë dhe njëra prej tyre do të ishte teoria e pasqyrës. Paqyra është objekti të cilit nuk mund t’i fshihemi kurrsesi, është sendi ku shohim të pasqyruar besnikërisht pamjen tonë: flokët e pakrehur, sytë e skuqur nga pagjumësia, buzën e enjtur nga temperatura, këmishën e kopsitur shtrembër, apo pamjen prej njeriu të kënaqur. E pra, Jezusi është pasqyra ku ne shohim të pasqyrohet shpirti ynë, është pasqyra ku ne mund të krenohemi, por edhe mund të ulim sytë të turpëruar. Jezusi është përballja personale dhe e drejtpërdrejtë me Perëndinë. Është më e lehtë të bisedosh me Perëndinë që na sheh, por nuk e shohim, apo me Jezusin në kryq? Sigurisht e para. Prandaj shumë njerëz ulin sytë dhe heshtin kur u përmend Jezusin. Për njeriun hapi i parë drejt Perëndisë është të pranojë se është mëkatar dhe të ketë guximin të shohë me zemër të hapur Jezusin. Unë e kam hedhur e sigurt këtë hap.

Lexoja librin “Zot, gënjeshtar apo i çmendur” dhe më mbeti në mendje reagimi i udhëheqësve hebrenj pasi Jezusi kreu një shërim të shtunën. Sa më shumë shtoheshin rastet në të cilat Jezusi shpallte hyjninë e tij, aq më e ashpër bëhej sjellja e hebrenjve ndaj tij. Të them të drejtën lexoja dhe nuk e kuptoja pse ndodhte kjo. Mosbesim nuk ishte, sepse hebrenjtë kishin kulturën dhe besimin e duhur për të interpretuar fjalët e Jezusit, kur shpallte se ishte Biri i Perëndisë. Më pas fillova të mendoj se ishte xhelozi. Sa më shumë që bindeshin për identitetin e Jezusit, aq më egër gjykatësit silleshin me të. Dhe pastaj erdhi kryqëzimi. Gjykatësit e tallën “Ai ka besuar në Perëndinë. Le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: “Unë jam Biri i Perëndisë”. Duket qartë që në këtë situatë vetëm brerje ndërgjegjeje nuk ka. Tallja nuk ka lidhje me ndërgjegjen. Tallja është shfaqja më e shëmtuar e xhelozisë. Këta gjykatës do donin të ishin të gjithë në vend të Jezusit, por ishin thjesht njerëz që shihnin me xhelozi se si popullariteti i tij rritej çdo ditë. Duke mos qenë si ai zgjodhën ta mohonin, duke mos e kuptuar se pa dashur po pohonin fuqishëm të kundërtën, të vërtetën e qartë si drita e Diellit: Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Dhe përsëri, duke lexuar mendova: Nuk do doja të isha në vendin e asnjërit prej gjykatësve që gjykuan Jezusin. Ndryshe me ç’kurajë do qëndroja para Perëndisë duke i kërkuar faljen e mëkateve të mia, ndërkohë që i kisha gjykuar dhe dënuar me gjakftohtësi të plotë të Birin?

Po i referohem një fakti. Jezusi i tha të paralizuarit: “Mëkatet e tua të janë falur”, në vend që t’i thoshte: “Ngrihu dhe ec!” Domethënia është e qartë. Mëkatet e kryera kundrejt Perëndisë s’mund të falen nga askush tjetër përveç atij. Jezusi tha se e bëri këtë duke ushtruar kështu një të drejtë që i takonte vetëm Perëndisë. Para një dëshmie të tillë unë mendoj se hebrenjtë duhet të ishin gjunjëzuar para autoritetit të Jezusit dhe duhet ta kishin adhuruar Atë, por ata zgjodhën gabim. Gjithsesi rezultati ishte i njëjtë. Duke mohuar, gjykatësit s’bënë gjë tjetër veçse pohuan identitetin e Jezusit si Biri i Perëndisë.

Jo vetëm gjykatësit, por edhe njerëz të tjerë thonë që Jezusi ishte një mësues i mirë morali. Natyrisht që qëllimi përkon me atë të gjykatësve. Por si mund të ishte mësues i madh morali dhe me qëllim do t’i gënjente njerëzit në lidhje me pikën më të rëndësishme të mësimit të tij – identitetin e tij? Te Libri i Fjalëve të Urta kam lexuar: “Qëndroji besnik gruas sate dhe gjej në të gëzimin tënd”. Mendoj se ky është një mësim morali i veçantë lidhur me sjelljen njerëzore, i cili mbetet shumë aktual edhe sot. Jezusi ua mësoi pasuesve të tij, por për fat të keq shumë njerëz vazhdojnë të jenë të shurdhër ndaj një mësimi të tillë. Këtë e tregon numri i madh i divorceve me shkak tradhëtinë bashkëshortore. Pasojat? Familje të shkatërruara, fëmijë me probleme të rënda psikologjike, familje të reja me të ardhme të dyshimtë, sepse bashkëshortët vuajnë problemet e bartura nga fëmijëria, etj,. A do mundej një mashtrues i rëndomtë të jepte mësime të tilla morali që rezistojnë në shekuj duke mbetur mëse reale? Natyrisht që jo. Madje jo vetëm kaq. Jezusi nuk ishte vetëm shembulli më i lartë i virtytit, por edhe nxitësi më i madh i praktikimit të tij. Dhe për të përcjellë mesazhin e tij Ai zgjodhi pikërisht kombin hebre. Pse? Hebrenjtë ishin një popull monoteist me shumë kulturë dhe shumë fetarë. Vdekja e Jezusit u dekretua pa asnjë votë kundra nga Sinedri – këshilli i lartë kombëtar – i përbërë nga udhëheqës të shquar fetarë, duke përfshirë njerëz si Gamalieli, filozof i madh i shekullit të parë dhe nxënësi i tij i famshëm, Sauli i Tarsit. Është e qartë se kjo ishte dëshmia që Jezusi donte të jepte për veten. Ai e dinte që hebrenjtë do dinin të lexonin domethënien e mesazhit të tij dhe veprimi armiqësor i hebrenjve do të ishte pohimi më i fuqishëm i faktit që Ai( Jezusi) ishte Biri i të Bekuarit Perëndi, që Ai do të ulej në të djathtë të pushtetit dhe që Ai ishte Biri i Njeriut që do të vinte mbi retë e qiellit.

Jezusi nuk donte ta ndiqnin dhe t’i besonin atij si Perëndi. Fakti që Ai zgjodhi kombin hebre ku shkoi si një zdrukthëtar i zakonshëm në një fshat të humbur, në një vend aq të vogël nga sipërfaqja dhe popullsia, dhe aq besimtar në një Perëndi të vetëm, e vërteton më së miri këtë. Ndryshe, nëse do ishte gënjeshtar apo i çmendur, Ai do kishte shkuar në Egjipt ose Greqi ku njerëzit besonin në shumë perëndi dhe në shumë shfaqje të tyre. Por Jezusi nuk ishte as gënjeshtar, as i çmendur. Nëse do kisha jetuar në atë kohë besoj se do isha mahnitur nga dikush që fliste dhe vepronte në emër të dashurisë për njeriun duke i dhënë kuptim ekzistencës së tij, duke i treguar të vërtetën e ekzistencës së tij, madje në emër të kësaj dashurie vuajti në kryq për t’u dhënë njerëzve faljen e madhe. Përderisa mbas kaq shekujsh unë lexoj me ëndje historinë e Krishtit dhe i besoj asaj, mendoj se të isha dëshmitare e jetës së tij do të ishte universiteti më i madh për mua, të cilin do ta ndiqja me dëshirën më të madhe.

Megjithatë Universiteti i Jezusit ka 2000 vjet që është gjithmonë i hapur për këdo që ka dëshirë ta ndjekë. Dhe, dashur pa dashur, të gjithë universitetet e tjerë në botë janë mbështetës të tij, qofshin shoqërore apo shkencore. Shumë njerëz pretendojnë se shkenca është i vetmi burim i besueshëm i dijes njerëzore, por unë nuk mendoj kështu.

Në orën e biologjisë mbaj mend që një nga temat më të bukura për mua ka qenë pjalmimi i luleve. Mënyra se si bashkëvepronin thekët dhe pistili, era dhe bletët për të shpërndarë pjalmin ishte e përsosur. Më vonë vura re se e njëjta përsosmëri shoqëron gjithçka në natyrë për të përfunduar tek njeriu. Thelbi është i njëjtë – vazhdimësia e jetës bazohet tek çiftimi, shumimi. Dhe që të ndodhë ky proçes duhet të luhet e njëjta simfoni – simfonia e dashurisë. Në një dokumentar televiziv kam parë një luan që zgjodhi luaneshën e tij dhe luanët e tjerë që ruanin distancë prej tyre, njësoj si të ishin njerëz që respektonin çiftin e martuar. Papritur zemra ime e ushqyer me frikë prej këtyre egërsirave ishte zbutur prej një ndjenje të re, të paprovuar më parë. Dhe pyeta veten se mos ndoshta edhe kafshët kanë atë ndjenjën e mrekullueshme me emrin dashuri që na bashkon ne njerëzit. Pse jo? Vetëm se ne nuk dimë ende ta lexojmë, thashë përsëri me vete. Nuk di të ketë ndonjë shkencëtar që të shpjegojë shkencërisht “dukurinë” e dashurisë, apo harmoninë e raportit mes elementeve të të njëjtit lloj. Pyetjes “Ç’është dashuria” mendoj se i është përgjigjur saktë Lasgushi ynë i madh: Dashuria është ndjenja që të çon nga toka drejt qiellit ( në mënyrë metaforike të afron me Perëndinë).

Meqënëse jemi tek letërsia po ndalem pak këtu. Ne shohim çdo ditë filma në televizor që në qendër të tyre tyre kanë njerëz “heronj” që bëjnë çudira. Lexojmë çdo ditë libra dhe krijojmë me imagjinatë heroin tonë të mrekullueshëm që na shpëton nga rreziqet. Lexojmë për Trojën dhe shohim filmat që Hollywood krijon pa u lodhur për të. Çuditërisht unë lexoj Biblën dhe pyes: Pse regjisorët e Hollywood nuk realizojnë një serial të plotë mbi Biblën? Pse i ndruhen kaq shumë Jezusit? Duket sikur një frikë e padukshme endet nëpër botë. E kujt mund t’i ndruhemi më shumë se sa të vërtetës?! Po pse? Ne njerëzit flasim, luftojmë, reklamojmë pa fund projekte për një botë më të mirë. Por t’i tregojmë botës nëpërmjet një seriali filmik të vërtetën mbi Krishtin është projekti më i mirë. Njerëzit nuk do ëndërronin më kot personazhe abstraktë, ndërkohë që mund të zgjidhnin të ndërtonin jetën e tyre sipas urdhëresave të Jezusit. Atëhere bota do ishte vërtet një vend më i mirë për të gjithë. Jo më kot shkrimtari rus Fjodor Dostojevski tha që pa Zotin çdo gjë është e lejueshme duke nënkuptuar kështu një botë të zhytur në krim. Një botë pa standarte morale nuk ka si të jetë e duhura. Dhe nuk mund të ketë një standart moral pa Perëndinë.

Por duket që shumë njerëz janë të prirur të besojnë çdo lajm bombastik shkruar në gazeta, por e kanë shumë të vështirë të besojnë të vërtetën për Jezusin. Po sjell një shembull. Para disa kohësh gazeta “Standart” shkruante një artikull pë zbulimin e një race njerëzore të panjohur, 55 000 vjeçare. Bëhet fjalë për gjetjen e një dhëmbi dhe një pjese kocke të një gishti të kësaj race njerëzore të panjohur deri më sot në shpellën Ndenisovo të Siberisë. Studimet e kockave u kryen nga Universiteti i Harvardit. Sigurisht për studimin e tyre u përdorën analiza gjenetike. Edhe pse njerëzit e kanë marrë këtë informacion nga lajmet apo interneti janë të prirur ta besojnë, ndërkohë që janë skeptikë dhe i shmangen diskutimit të historisë së Jezusit. E pra, për të hedhur poshtë Biblën si të pavërtetë njerëzit duhet të hedhin më parë poshtë letërsinë e antikitetit dhe çdo histori të shkruar për personalitete të ndryshëm botërorë. Unë zgjedh të besoj tek shkenca, zgjedh të besoj tek historia, por më shumë se kudo zgjedh të besoj tek Bibla. Pse? Shumë e thjeshtë. Unë i besoj një teleskopi për të besuar që ekziston Saturni. I besoj Marin Barletit për të besuar që Skënderbeu ishte strategu i madh i ushtrisë shqiptare, i cili e udhëhoqi Shqipërinë drejt lirisë 25 vjet rresht. Por si mund të mos u besoj 11 njerëzve që vdiqën si dëshmorë, sepse shpallën dy të vërteta solide: ringjalljen e Jezu Krishtit dhe besimin se Ai ishte Biri i Perëndisë?! Cili njeri do vdiste për një gënjeshtër duke e ditur që ishte gënjeshtër? “Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë e dëgjuar (vepra 4:20)citon autori. Miqtë e vunë re optimizmin e tyre dhe armiqtë vunë re guximin. Dhe sepse folën, u vranë me metodat më mizore të asaj kohe. Me sa duket çmimi që do fitonin (jo tokësor sigurisht) ishte i tillë që e kthente çastin e vdekjes në një prag që duhej kaluar, por me hapin e duhur. E që të hedhësh hapin e duhur duhet të harmonizosh mendjen me zemrën. Duket që këta apostuj zgjodhën të vulosnin dëshminë e tyre me gjakun e tyre. Mua më ka tronditur veçanërisht vrasja e Pjetrit i cili u kryqëzua me kokë poshtë me kërkesën e tij, si i padenjë për të vuajtur si Zoti i tij. E pra, Pjetri e mohoi Zotin disa herë gjatë gjyqit dhe më në fund e braktisi. Por diçka e ndryshoi krejt këtë frikacak, këtë arratiak të tmerruar në një luan të guximshëm për Jezusin. Duke qenë dëshmitar i ringjalljes së Zotit të tij ai besoi deri atje sa ishte gati të vdiste për besimin e tij. Dhe kështu vdiq. Shpesh ne njerëzit zgjedhim të jetojmë sipas dëshirave tona, duke shpërfillur vullnetin e Zotit. Por kur vdekja afrohet thërrasim Zotin të na falë. Pse duhet të presim këtë çast për të kërkuar faljen e Zotit? Pse të mos zgjedhim sa jetojmë mes të dashurve tanë, mes gëzimeve dhe hidhërimeve tona të pranojmë të Vërtetën e madhe mbi ringjalljen e Krishtit dhe të qenët e Tij Biri i Perëndisë?

E përshkruar kështu, vdekja e Palit nuk duket dhe aq e tmerrshme. Por kur lexova përshkrimin e kamzhikut që romakët përdornin për të fshikulluar njerëzit para se t’i kryqëzonin, sinqerisht jam tmerruar nga përmasat tragjike e mizore në të cilat mund të shfaqet njeriu. Ushtarët përdornin kamzhikë me rripa lëkure gërshetuar me sfera metalike thurrur në to dhe pjesë kockash të mprehta. Ishte e sigurt që me një torturë të tillë dhe me kryqëzimin më pas vdekja e njeriut ishte e sigurt. Cili burrë do guxonte të provonte këtë torturë mbi trupin e tij për një gënjeshtër që e dinte që ishte gënjeshtër? Askush. Jam e bindur që Pali guxoi në emër të mesazhit që ai dhe apostujt e tjerë shpallën njëzëri para njerëzve.

Por kush do guxonte veç Birit të Vërtetë të flijohej në një mënyrë të tillë mizore në emër të njerëzve duke shpallur se ishte i Biri i Perëndisë? Pse mos largohej i qetë tek Babai i vet duke injoruar njerëzit që e tallnin, e quanin gënjeshtar apo të çmendur? Sepse Ai, Jezusi, nuk ishte as gënjeshtar e as i çmendur. Perëndia e kishte caktuar Atë si të vetmen rrugë me të cilën njerëzit mund të kishin një marrëdhënie me Perëndinë. Ai ishte Zot. Kjo u duk në mënyrën si Ai erdhi në jetë, në Betlehem, nga një grua e virgjër. U duk në mënyrën se si nga një zdrukthëtar i thjeshtë u shndërrua në të vetëshpallurin si Bir i Perëndisë, u duk në fjalët që tha dhe mënyrën se si vdiq, u duk në ringjalljen tij dhe shfaqjen përgjatë 40 ditëve para më shumë se 500 ndjekësve të Vet njëherazi. Por më tepër u duk në arsyen e vdekjes. Jezusi vdiq për ne njerëzit , për të larë mëkatet tona para Perëndisë, ishte çmimi që pagoi Perëndia për të na falur ne njerëzit. Por Pali kërkoi ta kryqëzonin kokë poshtë si të padenjë për të vdekur njësoj si Zoti i tij. Nëse Pali mendoi kështu, çfarë mund të themi ne njerëzit e sotëm 2000 pas Krishtit? Duke e gjykuar veten fajtor ende i pagjykuar nga Perëndia, Pali e cilësoi të shenjtë mënyrën e kryqëzimit të Krishtit dhe veten të padenjë për të vdekur si Ai.

Një pohim i tillë para vdekjes është mahnitës. A do të guxonte sot dikush të vdiste kështu? 2000 pas Krishtit është goxha kohë. Teknologjia ka ndryshuar, kushtet e jetës janë modernizuar, por njerëzit janë po ata, besimtarë e jobesimtarë. Lufta mes tyre ka ndryshuar armaturën dhe uniformën, por në thelb mbetet e njëjtë. Në emër të Krishtit njerëzit vdesin, në emër të mosbesimit njerëzit vrasin të krishterët. Pastaj jobesimtarët kthehen në të krishterë. Tragjike, por e vërtetë. Ja pse më vjen përsëri ndër mend Dostojevski. Ja pse ai ka të drejtë. Edhe pse shkenca ecën përkrah besimit duke vërtetuar ato që në Bibël janë shkruan mijra vite më parë, edhe pse vërtetësia e Biblës nuk mund të vihet në dyshim, përsëri ka njerëz që zgjedhin të jetë verbër, të shurdhët, të pandjeshëm.

Perëndia ka më shumë se 2000 vjet që na thërret nëpërmjet Birit të Vet drejt rrugës, së vërtetës dhe jetës. Imazhi i Krishtit ka 2000 vjet që ngrihet para nesh tronditës, i dhimbshëm, tragjik, i adhurueshëm. Duhet vetëm të kemi guximin ta shohim, zemrën ta ndiejmë dhe mendjen ta pranojmë. Ai pret secilin prej nesh. Ai më pret mua. Dhe unë e gjeta guximin ta shoh, e ndjej në zemër dhe e pranoj me mendje. Ai është rruga, jeta dhe e vërteta ime. Ai është Zoti im. Vetëm se për të arritur tek ky pohim kyç në jetën tonë nuk mjafton vetëm një ditë, duhet ecur me kujdes për të gjetur shtegun e duhur që të nxjerr në rrugën e madhe, duhen ndjerë trokitjet e çekiçit, të cilat unë nuk po i dëgjoj më. Ajo ndjesia e fillimit sikur po ndërtohej diçka tashmë është shndërruar në një ndjenjë paqeje dhe sigurie të plotë. Bashkëbisedimi me mikun tim, Xhoshin, duket që na ka nxjerrë tek i njëjti vend. Jemi bashkudhëtarë tek e njëjta rrugë e madhe ku janë të mirëpritur të gjithë. Mirë se të vini!

Mirela Tafili

Ese nga Erina Sema – Çmimi i Tretë
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

Eseja e mëposhtme, është nderuar me çmimin e tretë (100 Euro).

Duke i trokitur përjetësisë…!

Reflektime mbi librin “Zot, Gënjeshtar apo i Cmendur”

Në kontaktin tim të parë me këtë libër, nuk mund ta mohoj që titulli i tij ishte ai që zgjoi plotësisht kuriozitetin tim. “Zot, Gënjeshtar apo i cmendur”??? Nuk u desh shumë kohë për të kuptuar se kush ishte ky person që mund të ishte ose Zot, ose Gënjeshtar ose i cmëndur. Në fakt m’u deshën vetëm dy sekonda. Nuk është se jam ndonjë supergjeni, jo! Mjaftoi t’i hidhja një sy të shpejtë pjesës së pasme të kopertinës. Fjala e parë që bie në sy është “Krisht”. Një libër për Jesus Krishtin! Ah, do flasim për jezusin, atë burrin e kryqëzuar, shëmbëllimin e të cilit e gjen në një kryq druri në hyrje të cdo kishe. Madje jo vetëm nëpër kisha! Nga veprat klasike më të rralla është “La Pieta” (Mëshira) e Mikelanxhelo-s. A e keni vënë re sa e mrekullueshme që është? A e keni vënë re se si dergjet, e si shrkihet porsi akull, trupi i këtij djali të sapokryqëzuar në duart e një gruaje me pamje engjëllore? Një nga thesaret më të cmuara të artit figurativ, eshte një nga portretizimet më fantastike të historisë shumë te famshme të kryqëzimit të këtij njeriu: Jezus Krishti. Duke iu rikthyer pjesës së pasme të librit, një frazë e cuditshme, ishte: “Ai mund të ndryshojë jetën tënde!” OK, një njeri qenka në gjendje të ndryshojë jetën time. Interesante! “Përjeto dashurinë e tij”. ???. Ky person jo vetëm që më njeh, por edhe më do?! Edhe më e cuditshme! Një person që ka vdekur që kur s’mbahet mend më do mua qe kam lindur në shekullin e 20?! E kisha lexuar dhe në parathënie që ky libër ka ndryshuar jetën e miliona njerëzve në mbarë botën, por kur fillova ta lexoja nuk prisja që ai të sillte realisht ndryshim në jetën time. Fakti është që në më të shumtën e librave, pa diskutim do jetë edhe shprehja “Ky libër ka frymëzuar…” ose “Ky libër ka transformuar…”, një taktikë e zakonshme për të shitur më shumë! E megjithatë, ndryshimi erdhi, jo si një vullkan që shpërthen furishëm, as si një përjetim magjik me drita shumëngjyrëshe. Në të vërtetë, erdhi porsi një rreze e hollë drite që deporton nga një derë e pambyllur mirë. E kur ti fillimisht ke qënë në errësirë, me kalimin e kohës sytë mësohen, pamja kthjellohet e pak nga pak shquan madje deri në detaje gjithcka që të ka rrethuar deri në atë cast, por në mungesë të dritës nuk e ke parë. Kështu ka qënë për mua ky libër, një rreze shumë e hollë drite në jetën time shpirtërore disi të errët. Kush nuk do të donte të jetonte përgjithmonë? Kush është ai, i cili po ta dinte me sigurim që mund të jetohet përgjithmonë, nuk do zgjidhte përjetësinë? Vetëm një i marrë! Por a ka për njeriun përjetësi? Besoj që ashtu si unë, të gjithë e kemi bërë këtë pyetje që fëmijë, që atëherë kur të mahnitur nga lojrat fëmijënore, të mbushur me fantazitë e ëndrrave të pafajshme të një fëmije, ëndërronim për mitet e lashtësisë për hyjnitë, gjysëmhyjnitë apo heronjtë, atëherë kur pa e kuptuar ende mirë se cdo të thotë perjetësi, pyesnim veten ku qendronte sekreti i jetëgjatësisë së këtyre heronjve? Por, a është kjo e vërtetë? A ka një jetë të përtejshme, apo ne, njerëzit, apo ne jemi thjesht disa krijesa mjerane që vijnë të jetojnë përkohësisht në këtë botë, e më pas i rikthehemi tokës së cilës i përkasim? Po ëndrrat tona, shpresat tona, besimet tona, zemrat tona, a janë këto të gjitha vetëm për për pak kohë? Nëse ka një Zot, dhe unë besoj që ka një Zot, Ai që bëri tokën dhe gjithë universin, e që më pas mori mundimin të bënte edhe njeriun, pyes veten ,por edhe ju, pse duhej t’i futej një pune kaq të lodhshme për të përcaktuar deri në detaje madje edhe se cfarë roli do kishte cdo qelize e trupit tone, kur në fund të fundit kjo qënie s’do jetonte më gjatë se 100 vjet! A ishte me të vërtetë kjo dëshira e Tij? Nuk besoj! Me siguri plani I Tij për ne është shumë më afatgjatë. Si shumë të tjerë kam bërë pyetjen: ok, nesë ka përjetësi, nëse njerëzit mund të ringjallen vërtet, atëherë pse Zoti nuk merr një person ta bëjë të vdes dhe më pas ta ringjalli dhe t’ua tregojë të gjithëve? Shumë e thjeshtë! Me siguri më pas të gjithë do besonin që vërtet ka ringjallje, që ka jetë të përjetshme! Jesus Krishti është padyshim njeriu më i vecantë që ka jetuar ndonjëherë. Në të gjithë botën, në të gjtha kohërat është folur pa pushim për këtë njeri: udheheqësi fetar i cili u kryqëzua dhe ditën e tretë u ringjall! Dhe jo vetëm kaq! Ky njeri, i cili ka mësuar me shumë urtësi bashkëkohasit e vet, të cilët patën mirësinë që këto mësime t’i përcjellin në kohë e të cilat kanë mbërritur deri në ditët e sotme, shpalli se ishte vetë Zoti (!!) . Edhe pas dy mijë vjetësh koncepti më absurd për ata që dëgjojnë dicka si shkarazi për Jezusin është: si mund ta barazojë veten një njeri me Zotin??? Ose si mund të besojë dikush te një person, I cili ka jetuar si njeri, se ai është Zoti? Përfytyrimi më i zakonshëm kur mendoj për Zotin është ajo e një qënie jashtëzakonisht të stërmadhe, jo fizike, me sy e me veshë të padukshëm nga të gjitha anët, që shndrin miliona herë më fuqishëm se vetë dielli. Por a është ky përfyfyrim i saktë? Në fakt, kush është ai që e ka parë Zotin? Kush është ai që me sigurinë më të madhe mund të thotë, Zoti është kështu, ose Zoti është ashtu? E megjithatë ky njeri, Jezus Krisht e shpalli veten Zot. Fillimisht kam menduar se ai u konsiderua si Zot, atëherë kur kishin kaluar vite e shekuj pas vdekjes së tij, atëhere kur figurës së tij historike i veshën një sërë atributesh hyjnore, sic besoj ka ndodhur me historitë e mitologjisë greke. Por për habinë time më të madhe, në këtë libër gjej disa fakte, të cilat thonë se Jezusi u konsiderua filimisht si i tillë, pra si Zot, jo nga njerëzit e shekullit të XX, as nga ata të shekulit të X apo të V, por ai u konsideruar si Zot fillimisht nga njerëzit që e rrethonin, miq apo armiq të tij, nga turmat e shumta që i shkonin nga pas. A ishin këta njerëz kaq naiv, sa të besonin që njeri që thohte se ishte Zoti, mund të ishte vertët i tillë? Në fakt inteligjenca njerëzore nuk është se ka evoluar shumë në krahasim me njerëzit e 2000 viteve më parë. Njeriu i shekullit të XX mund të jetë mjaft i përparuar shkencërisht nga ai i shekullit te 1, por kur vjen ceshtja te gjerat shpirterore e hyjnore jemi po aq skeptik sa edhe paraardhësit tanë. Në këtë fushë me siguri që nuk kemi bërë ato përparime kolosale sa dhe në shkencë, Për këtë arsye nëse Jezus Krishti nuk do kishte ardhur në tokë para 2000 vjetësh, por të kishte ardhur sot, me siguri që ne do kishim mbajtur të njëjtin qendrim sikur edhe bashkëkohësit e tij. Po jap shpjegimin tim pse njerëzit nuk mund të përparojnë në njohjen e tyre ndaj hyjnisë. Koncepti i Zotit është një concept i pandryshueshëm, madje me siguri mund të thuhet se vetëm Ai është absolut, cdo gjë është relative.Ai është i mirë, i drejtë,i pandryshueshëm, i pagabueshëm, etj. Në këtë aspekt, cilësitë tona shpirtërore, duke qënë pasqyrim i cilësive të vetë krijuesit nuk ndryshojnë, e janë po ato. Jezusi nuk u foli njerëzve për shkencë e për art, por u foli pikërisht për shpirtrat e tyre, për të vetmin thesar të vërtetë të njeriut. Ne njerëzit, për mijëra vjet kemi studiuar tokën, qiellin, yjet e madje dhe galaktikat, por kemi studiuar kaq pak shpirtrat tanë. Si është i formuar shpirti yn? Askush nuk e di, përvec krijuesit që e formoi. E pikërisht Jezusi u foli njerëzve për këtë thesar, shpirtrat njerëzorë. Jezusi tha :”Unë dhe Ati jemi një!” Nëse do bëhej një konkurs për “Deklarata me e fuqishme e te gjitha kohërave” me siguri kjo deklaratë do merrte vendin e parë! Një njeri që thote: unë dhe Zoti jemi një! Kjo na con të mendojmë që ky person ose po tallet, ose s’di cfarë thotë, ose ai e ka peshuar mirë para se të lëshojë një bombë të tillë, për të cilën duhet të ketë fakte të pakundërshtueshme. Një person i rritur në një ambient thellësiht fetar e monoteist, sic ishte Jezusi dhe hebrenjtë, i rrethuar nga qindra pasues , nuk do kishte guximin të bënte deklarata të tilla, nëse më pas s’mund t’i mbështeste ato në prova të pakundërshtueshme. Një person, mësimet e të cilit i kanë rezistuar shekujve dhe cilësohen si “dituri e diturive” qofshin lexuesit e ketyre mesimeve të krishtere, musliman, apo bektashinj, etj, nuk mund të jenë mësime të një personi me dy fytyra apo një të sëmuri mendor! Një person i cili meson me durim për dashurinë e pakufishme të Hyjnisë dhe për Hyjninë, si dhe për dashurinë për njëri-tjetrin, një person i cili mësonte se jeta nuk vjen prej kësaj bote, por është dhuratë prej Perëndisë, një person, i cili iu shfaq bashkëkohësave të tij me shumë shenja e mrekulli, shtrohet pyetja a ishte ky person një mashtrues, apo ai është njeriu më i mrekullueshëm që ka jetuar ndonjëherë! Shume të paktë janë ata që nuk kanë dëgjuar për Jezus krishtin. Dhe me siguri të gjithë ata qe kanë dëgjuar për të e identifikojnë si njeriu që jetoi 2000 vjet më parë, i cili përvecse shndërroi ujin në verë e eci mbi ujë, u kryqëzua dhe ditën e tretë u ringjall (!!) Për më tej, shumë njerëz sot e quajnë atë Zoti Jezus dhe presin khimin e tij! Cëshjta e vërtetë qëndron në atë, se si mund ta dimë me siguri që këto janë të vërteta? Ku e kanë mbështetur bindjen e tyre pasuesit e mësimeve të Jezusit? Libri që kryesisht rrëfen për jetën dhe veprën e Jezusit është BIBLA. Fillimisht kam menduar që Bibla është një libër me histori dhe parime fetare të shkruara nga krerët dhe priftërinjtë e kishës së krishterë, ndoshta i shkruar diku nga shekulli i 10 ose 15 atëherë kur edhe shkrimi i librave mori përhapje të gjerë. Ky arsyetim më con të mendojë që Bibla u shkrua rreth 1000 vjet pas vdekjes se Krishtit, atëherë kur jeta e tij, në mungesë të fakteve të shkruara, do ishte më tepër një mitologji se sa një e vertëte historike. Por nëpërmjet librit “Zot, Gënjeshtar apo i Cmendur”, arrihet në përfundimin se ky arsyetim ishte kryekëput gabim! Bibla jo vetëm që na qënka shkruar shume më herët se shekulli i XV apo i X, por një pjesë e saj është shkruar jo më vonë se një gjysëm shekulli pas vdekjes së Jezusit, atëherë kur sic e cilëson edhe autori i librit, shumë nga bashkëkohësit e Jezusit, miq apo armiq ishin ende gjallë. Dhe për më tepër nuk janë shkruar një ose dy kopje të saj, por me mijëra e mijëra, nëpër të cilat gëlojnë pa fund histori jetësore luftrash e paqesh, këngësh dhe vajtimesh, bekime dhe mallkime, një paradë e vertëtë e historisë njerëzore, të pohuara gjithashtu edhe nga fakte të tjera jobiblike. Për më tepër që autorët e saj nuk ishin ca njerëz naiv e të paarsimuar, përkundrazi, ata ishin ndoshta nga njerëzit më të arsimuar të kohës së tyre, një udhëheqës si Moisiu, një mjek e studiues si Luka, etj. Pra, që Bibla nuk na qënka thjesht një libër fetar i mbushur më letargji e lutje, por edhe një libër i mirëfilltë historik. Ok, Bibla është një libër i besueshëm. Po si mund të jemi të sigurt që autorët e saj shkruan të vërtetën dhe jo ndonjë version të zbukuruar të saj? Ok, Bibla mund të jetë një libër i trashëguar me kujdes brezave të ardhshëm, por si mund ta dimë që shkruesit e saj, iu përmbajtën të vërtetës faktike?

Nëse Jezusi ishte një njeri i mirë, i drejtë dhe i dashur, përse atëherë duhet ta dënonin me një vdekje mizore? Personalisht nuk e kam të vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetje. Ai u dënua me kryqëzim për shkak të deklaratave dhe bindjes së tij se ai ishte Perëndia i ardhur në tokë. Jam pothuaj 100% e bindur, që nëse një njeri do dilte sot e të shpallte veten Zot, me shume mundësi do e mernim këtë person e do e shtronim në një spital psikiatrik, mjekët e devotshëm të së cilit do e dëndnin me barna deri sa ai të hiqte dorë prej kësaj marrëzie. Për këtë gjë ky njeri-“Une jam Zoti” duhet të falenderoj Kombet e Bashkuara dhe Kartën e Helsinkit, sepse po të mos ishin këto, fati i tij nuk do ishte i ndryshëm nga ai i Jezusit. Gjëja e vetme që do na conte të ngurronim për internimin e këtij njeriu, është nëse ai do kryente vepra që njerëzit e tjerë nuk mund t’i bëjnë, si për shembull të shëronte sëmundje të pashërueshme, shumëfishonte bukë, e të ringjallte njerëz! E megjithë këto vepra që ky njeri do kryente, edhe në qofshin ato në të mirë të njerëzve, nëse doktrina e tij, nuk përputhet me mendësinë tonë, atëherë do e largonim këtë njeri prej nesh.

Unë mendoj, që me të njëjtën dilemë u përballën edhe bashkëkohësit e Jezusit. Ata nuk u skandalizuan prej verpave të duarve të tij, por për shkak të deklaratave të tij: Unë dhe Ati jemi një! Me pak fjalë, unë një njeri prej mishi dhe prej gjaku, që ha dhe fle me ju, lindur nga barku i një gruaje, jam Perëndia, Krijuesi i Universit. E bukura me Jezusin është se ai, nuk u mjaftua vetëm me vetëdeklarimet e tij, por kërkoi që dhe të respektohej si i tillë, si i barabartë me Zotin. Ai tha “Duajeni Birin (atë vetë), porsi Atin (Zotin)”, ose “Kush ka Birin ka Atin”. Ai madje shkoi deri atje, sa të thojë: unë po të fal mëkatet! Unë Jezusi, të fal ty bija ime (që më takon për herë të parë) mëkatet. Cilat mëkate? Nëse ti më takon për herë të parë dhe nuk më ke njohur kurrë më parë, cfarë faji kam bërë unë ndaj teje që t’i po më fal? Madje jo vetëm që të fal mëkatet, por të premton dhe jetë të përjetshme!

Adhurimi i takon Zotit. Askush në tokë nuk meriton adhurim. Miqtë na zhgënjejnë, na braktisin, na bëjnë të vuajmë. Madje edhe njerëzit më të afërm na zhgënjejnë, ata njerëz për të cilët mendonim se do jenë përgjithmonë përkrah nesh. Sinqerisht mendoj që ne e kemi shpërdoruar disi shprehjen : Unë të adhuroj! Adhurimi i vërtetë është për atë, i cili në të mirë e në të keq, është përkrah nesh, vëzhgon mbi ne e na ruan gjatë gjithë jetës sonë. E ky është Zoti. Vetëm sytë e tij janë gjithmonë të drejtuar nga ne. Në Bibël ka shumë raste që njerëz të thjeshtë, por të mbrojtur me një ndjenjë të fortë besimi monotesit, si Marta një nxënëse e Jezusit, e adhurojnë atë si Zot, dhe ai e pranoi adhurimin e tyre. A ishin të ndërgjegjshëm këta burra apo gra se cfarë po bënin? Jam e sigurt që po!

Të nxitur nga një ndjenjë e thellë revoltimi ndaj këtij njeriu të vetëshpallur Zot, i cili po shëmbte themelet e besimit të tyre mijëravjecar, duke krijuar përcarje mes popullit hebre, krerët judenj vendosin ta kryqëzojnë. Me siguri që kryqëzimi nuk ishte forma e vetme e vrasjes së dikujt në atë kohë, por mendoj që qëllimisht u vendos që Jezusi të vdiste në këtë lloj forme. I ngritur mbi një shtyll druri të lartë për t’u parë nga sytë e të gjithëve, e për t’i dhënë një mësim të mirë edhe të gjithë ndjekësve të tij, ai u kryqëzua, vdiq në kryq dhe u zbrit nga ai dhe u varros. “Kush do të vdiste për një gënjeshtër” është pyetja që dhe unë i bëj vetes? Cfarë do përfitonte Jezusi nga pretendimi i tij fals, nëse si përfundim do vdiste për shkak tij? Cfarë i mungonte këtij njeriu? Ai gëzonte famë të pamasë dhe fuqi të mrekullueshme. Nëse do të donte, fare mirë ai mund të ishte zgjedhur dhe mbret! Por, ja që ky nuk ka qene qëllimi tij. Vdekja e tij ishte shokuese edhe për të gjithë pasuesit e tij. Nëse vdekjes iu dorëzua edhe Jezusi, dituria dhe fuqia e të cilit ia tejkalonte atyre të të gjithë njerëzve, atëherë cfarë ngelte për t’u shpresuar nga ndjekësit e tij? Besimi i tyre vdiq bashkë me të. Kur Krishti vdiq, bashkë me të ra dhe ideali i tyre. Ai gur i rëndë i cili vulosi hyrjen e varrit të tij, vulosi edhe zemrat e tyre. Nuk kishte me shprese. Gjithcka kishte përfunduar.

Tre dite.Tre ditë dhe një varr bosh. Vetëm tre ditë zgjati vaji, ankthi dhe pritja e ndejkësve të Jezusit, e pas tre ditësh erdhi një ditë e re, një agim i ri. Njerëz të dobët, më shpresën e thyer, me zemër të plagosur e me lotë ndërfaqe ende të patharë nga një vdekje e parakohshme, shpërthejnë në britma gëzimi të mbushur me një frymë të re. Të mendosh që Jezusi në fakt nuk u ringjall, por ndjekësit e tij e vodhën trupi dhe më pas përhapën lajmin që ai u ringjall, mendoj që kërkon më shumë guxim për ta besuar se sa të besosh që ai vërtet u ringjall. Për cfarë arsye duhej qe ndjekësit e tij ta kryenin një vepër të tillë? Fillimisht mendova: për të bërë realitet ato që Jezusi kishte thënë: unë do ringjallem. Po c’dobi do sillte kjo? Një shpëtimtar i shpallur si i ringjallur, por në fakt i varrosur në bodrumit e shtëpisë së ndonjërit prej dishepujve të tij (!!)

Asnjë dobi! Përkundrazi! Vetëm tre ditë kishin kaluar nga vdekja e Jezusit dhe cdo hap që dishepujt e tij kryenin monitorohej me shumë vëmendje nga armiqtë e tyre. E ja që, këta njerëz jo vetëm që pohuan se pane me sytë e tyre Jezusin e ringjallur, e më pas të ngjitet në qiell, por ishin të gatshëm t’i binin rreth e përqark tokës duke përhapur këtë lajm. Të varfër, të zbathur, të paushqyer, me të ftohtin në trup, por me gëzimin në zemër, këta njerëz trokitën në mijëra shtëpi, u folën me mijëra zemrave njerëzore, e madje sakrifikuan edhe jetën e tyre duke shpallur lajmim e shpëtimit përmes një personi të kryqëzuar e të ringjallur.

Dyshoj që ka fakt më bindës për vërtetësinë e personalitetit të Jezusit, sesa plotësimi i profecive. Fillimisht kam menduar se për Jezusin mund të ketë pasur 5 ose 10 profeci që janë thënë e përmbushur, por të gjithë ata që nuk e dinë do surprizohen kur të mësojnë që janë rreth 330 profeci të përmbushura në lindjen, jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Duke iu rikthyer cështjes së besueshmërisë së Biblës, fillmisht mund të supozohet që këto profeci edhe pse të shkruara para lindjes së Krishtit, mund të jenë ndryshuar pas vdekjes së tij dhe variantet që ne kemi sot nuk janë autentike. Por, ja që nuk është kështu sepse ka disa njerëz sot në botë, ashtu sikundër ka pasur në cdo kohë që janë shumë të apasionuar pas historisë dhe arkeologjisë. E pikërisht këta njerëz kanë gjetur një objekt fare të pablerë në dukje, në fakt disa copa vazo balte të thyera, të cilat përmbajnë një nga profecitë më të fuqishme për Jezusin. I referohem një pjese të shkrimit nga libri i profetit Isaia, e cila thotë: e virgjëra do mbetet me barrë dhe do lindë një fëmijë i cili do quhet Perëndi i fuqishëm. Ky shkrim daton rreth 100 vjet para krishtit! Unë nuk e kam parë Zotin. Nuk e kam parë se cfarë forme ka, nga se është i përbërë. Disa thonë që Zoti është vetëm një person, disa thonë ai është tre. Mbase mendja ime njerëore e ka më të lehtë të pranojë që Zoti është vetëm një person, por kush është ai që e ka parë Zotin dhe mund ta thojë me siguri se nga se është i përbërë Ai. Për këtë duhet fillimisht ta takosh Zotin, ose të vish prej tij.

Mbase mund të na duket e cuditshme që Zoti mund të jetë 3 persona, por a nuk jemi ne njerëzit, që jemi krijesa shumë më të thjeshta se ai, edhe mish edhe shpirt? Unë nuk e kam parë Zotin, por nëse dikush vjen në këtë botë e largohet prej saj duke bërë shumë mrekulli duke shpallur që ai del pej Zotit dhe e ka parë Zotin, ky person i cili madje ka fuqinë të falë mëkatarët e të transformoj jetën e atyre që besojnë në të, duhet të isha me zemër guri për të mos ndalur e të shqyrtoja faktet.

Nësë Perëndia, krijuesi më krijoi me synimin për të ndarë me mua dashurinë e tij, atëherë unë nuk mendoj se ai na krijoi që ne të jetonim vetëm 100 vjet dhe pastaj të zhdukeshim. C’kuptim do kishte dashuria e Tij për njerëzit, nëse ajo do ishte për shumë pak kohë, ose pse duhet të hidhte ai dashurinë e Tij mbi njerëzit, nëse këto krijesa më pas zhduken? Kur ne duam të afërmit tanë, do donim që ata të jetonin përgjithmonë me ne, dhe zemra jonë thyhet nga largimi i tyre. Nëse do mundesishim, do bënim githcka vetëm që vdekja të mos ndodhte, por ja që nuk mundemi. Por për Perëndinë, asgjë nuk është e pamundur! Kur ai do, dashuria e Tij nuk shuhet, është një dashuri e pakufizuar dhe e përjetshme.

Të gjithë jemi destinuar të vdesim. Trupat tanë njerëzorë janë të tillë, të vdekshëm e të përkohshëm. Por jo shpirtrat tanë. Ata janë të përjetshëm. Nëse je besimtar apo jo, kjo nuk do të shmangte vdekjen njerëzore. Të gjithë herët a vonë, vdesim. Problem per njeriun është se jeta e tij në tokë përcakton edhe fatin e tij për përjetësinë. Shpesh herë e mendojmë, më së shumti në një mënyrë të vetëdijshme, që do vijë një ditë në të cilën do bëhet një gjyq i madh, Dita e larjes së hesapeve, ku cdo vepër e keqe duhet të ndëshkohet. Por problemi është se të gjithë e kemi ndonjë vepër të papëlqyeshme për Zotin. Pra të gjithë do ndëshkohemi. Me ndëshkimin si shpërblim nga mënyra e jetesës në tokë, atëherë fati jonë i përjetshëm është i përcaktuar: një përjetësi larg Perëndisë. Afërmendsh, si mundet Zoti tërësisht i pastër të mund të qëndrojë në prani të krijesave të ndotura me mëkat! Si jo shumë të ditur e të njohur me fushën e përjetësisë, atë ditë do kemi nevojë për një avokat mbrojtës që të na mbrojë në kauzën tone, që dënimi që do marrim të jetë minimal, aq më mirë akoma sikur ky avokat të jetë aq i zoti sa ne të deklarohemi të pafajshëm e të mos dënohemi fare. Jezusi deklaroi që ai është rruga, e vërteta dhe Jeta, dhe për më tepër askush nuk shkon te Zoti vecse nëpërmjet Tij. Atëherë ai po thotë, që e njeh rrugën, që e njeh të vërtetën e madje ai ka fuqinë që të na cojë të Zoti., duke na shpallur të pafajshëm ditën e Gjykimit. Pagesa që ai kërkon për punën e tij, është besimi dhe dashuria jonë e sinqertë.

Nuk më ngelet vecse të pyes: përpara se të mbyllim sytë tanë njerëzorë për të fundit herë, përpara se trupi yne njerëzor t’i rikthehet tokës prej së cilës erdhi, a e kemi përgatitur shpirtin tonë për përjetësinë?

A jemi gati për të takuar Zotin?

Erina Sema

Ese nga Artur Katuçi
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

RRETH LIBRIT “ZOT, GËNJESHTAR APO I ÇMENDUR”…

Nganjëherë një libër i tërë mund të përmblidhet edhe vetëm nga titulli i vet. Zakonisht libra të tillë shquhen për kthjelltësinë e autorit dhe janë të kërkuar përpara se të jenë të suksesshëm. Gjenerali i ushtrisë së vdekur mund të mos jetë libri ideal që çdo njeri do ta mbante te koka e krevatit, por titulli është aq i çuditshëm, i guximshëm dhe i frikshëm saqë lexuesit, domethënë ata që e pëlqejnë leximin e librave në përgjithësi, nuk mund t’i rezistojnë tundimit për ta lexuar, duke kuptuar kështu se kombinimi i këtyre pak fjalëve, bart gjithë dramën e romanit. Një ide gjeniale, të paktën për shumicën e dashamirësve të librave. Titulli qenka pra, ngandonjëherë, jashtëzakonisht kuptimplotë. Mendojeni pak këtë: “Zot, mashtrues apo i çmendur”. Shokues! Drithërues! Por duke qenë realitet tashmë, një libër me një titull të tillë, shpall një guxim të marrë të autorit. Të marrë, por jo të verbër. Një guxim që i vjen nga njohja me themel e argumentit.

A kanë frikë nga blasfemia të krishterët? A i druhen apo e sfidojnë atë në emër dhe në kërkim të së vërtetës? Janë pyetje që përgjigjen mund ta marrin në varësi të atyre që përgjigjen, por për MekDauell-in e librit tonë, ky lloj preokupimi duket nga më të parëndësishmit. Në fakt një shoqërim i tillë për fjalën “Zot”, mund të lebetisë shumë shpirtra delikatë që instinktivisht do nguteshin të formonin me dorë një kryq të madh në gjoks. Mirëpo meraku është i kotë sepse kjo është gjëja e fundit që autori ynë dëshiron të bëjë. Për MekDauell-in ky pseudo blasfemizëm është një shteg i vështirë që ia vlen të përshkohet për të zbuluar të vërtetën. Dhe ajo që mund të ishte kulmi i blasfemisë, pasi i shkohet rrugës deri në fund, kthehet në argument prej betoni. Po pra, nëse s’është as i çmendur dhe as mashtrues, mbetet të jetë Zot. Këtu s’ka më asnjë lloj blasfemie. Rrethi i arsyetimit u mbyll, zaret e hedhura në titull i nxorën numrat që për disa janë numra fitues dhe për të tjerë humbës.

Por ne e dimë që MekDauell-i ka pasur barrë të rëndë. Pasi ka kaluar momenti i parë i shokut të titullit, merret me mend gjithë pesha e pa peshueshme e trajtimit njerëzor të argumentit kozmik mbi Zotin dhe Birin e tij. MekDauell-i nuk i trembet mundimit të detyrës: ai ka për mision që të vërtetën (nganjëherë përvëluese) ta ndajë me të tjerët. Ta ndajë thjesht, por me sa më shumë efikasitet dhe ta ndajë tani sepse nesër mund të jetë vonë. Traktatet teorike metafizike nuk janë për militantët. Ato le t’i përtypin dhe t’i ri përtypin të urtët misteriozë (në fakt edhe udhët e Imzotit janë misterioze). Secili kontribuon me talentin që ka. Me pasionin dhe logjikën e shëndoshë. Dhe dhuntinë e shkrimtarit.

Veçse kujdes! Kjo s’do të thotë se ky mision i pamundur mund të ndërmerret vetëm nga talenti i shkrimtarit popullor. Jo, MekDauell-i është po aq filozof sa ç’është orator dhe fletët e librit janë plot me variacione filozofike. Por dozat janë të moderuara dhe melhemi është gatuar kujdesshëm me ëmbëltues me qëllim që t’u shkojë për shtat të gjitha shijeve dhe të asimilohet nga të gjitha madhësitë e stomakëve. Nëse përsëri nuk ndihesh i shëruar, faji s’është më i doktorit. Konkluzioni i librit i thënë me fjalë të tjera është se ose sëmundja në atë trup ishte në fazë të mbrame kur ilaçet s’bëjnë më derman, ose pacienti ka bërë hile gjatë marrjes së mjekimit. Fatkeqësisht ky trup është i destinuar të humbet. Dhe bashkë me të edhe shpirti. Për t’u menduar nga ata që kanë mend!

Këto çështjet e shpirtit janë të koklavitura. Si përçapjet njerëzore në përgjithësi. Një rrëmujë e vërtetë. Por ka mënyra për t’i qartësuar sado pak punët e shpirtërores. Feja ka qenë prej kohësh një oaz ku kanë shuar etjen shumë shpirtra të stërmunduar nga pse-të e ekzistencës. Që ky libër të bëhet një liman për anijen e lodhur nga oqeani i jetës, ka në fakt një kusht që e ndan atë nga të qenurit thjesht një libër fetar: të pranosh të vetmen rrugë të mundshme. Dhe të njohësh Zotin. Që nuk është as mashtrues dhe as i çmendur. Kaq është mesazhi. Kaq është sfida gjithashtu!

Për shumë vetë eksperienca që tregohet në libër, mund të ngjasojë me eksperiencat personale. Ky duhet të jetë njëri faktor i suksesit planetar të librit. Në kërkim të lumturisë, dikush hasi 10 kristianë neverisht të lumtur dhe një tjetër një njësit revolucionar bolshevik. Të dyja grupet, përveç lumturisë prej bindjeve, kanë edhe të përbashkëta të tjera: digjen nga pasioni, janë të aftë të japin jetën për atë që besojnë dhe janë këmbëngulës për triumfin e së vërtetës që kanë përqafuar. Personalisht për grupin e dytë që mora si shembull, më vjen keq sepse ka shumë pak mundësi që ai ta shohë idealin e vet të realizuar, por do të kalojë nga zhgënjimi në rrënim deri sa rroba e dikurshme e kauzës, t’i jetë bërë zhele.

Nga ky këndvështrim, me siguri që MekDauell-i është njeri fatlum që u ndesh me grupin e kristianëve të lumtur dhe jo me grupe të tjera të lumturish. Në fillim u përpoq t’i sfidojë. Nuk ka qenë i pari. Njerëzit sikur kanë dëshirë t’i sfidojnë ata që besojnë>Vetja u duket më të zgjuar dhe ata u duken pak naivë. Pastaj me mendje së pari dhe me zemër së dyti, u bë njëri nga ata. Nga ky pozicion e shkruan këtë libër duke dashur të ndajë me të tjerët përfundimin në të cilin arriti vetë pas studimit të një sërë dëshmish e ngjarjesh, pas analizimit të tyre dhe pas përpëlitjes së arsyes të zënë si flutur në rrjetë.

Për shumë gjëra mund të mos jemi të sigurt kur mbarojmë së lexuari këtë libër. Por për një gjë jemi të bindur: perceptimi ynë s’është më i njëjtë për disa elementë themelorë të krishtërimit si kryqëzimi, ringjallja dhe shlyerja e mëkatit. Konsekuenca racionale në trajtimin e domethënies së tyre, ka për shok vetëm mungesën e kompromisit oportunist për ta marrë me të mirë lexuesin. Një përshtypje po aq të thellë të bën edhe analiza e provave historiko-ligjore kur abuzivisht kërkohen të ashtuquajturat “prova shkencore”.

MekDauell-i e njeh mirë subjektin e tij. Është pasioni i tij, ideali, jeta e tij. Paradoksalisht vendosi të sfidonte ata të cilët do të bëheshin vëllezërit e tij. Por më parë shfletoi, studioi dhe analizoi një numër pa fund shkrimesh dhe autorësh të lashtësisë dhe modernë. Si prej formimit universitar, edhe për shkak të procesit të transformimit, MekDauell-i i njeh mirë gjithë ato personalitete të shquara dhe me emra hijerëndë. Për ta bërë librin e tij më bindës, por edhe për t’i parashtruar faktet me mbështetjen e sa më shumë njerëzve të urtë, referencat dhe citimet janë të panumërta.

Kur s’e ke lexuar librin e parë, nuk mund të flasësh me siguri për të. Por mund ta përfytyrojmë si një reagim më i natyrshëm, si një gurgullimë më e rrjedhshme ngaqë është e frymëzuar nga dëshira për të shpallur përsiatjet e mendjes dhe të shpirtit që s’po mundim t’i mbajmë më vetëm për vete. Në ribotimin e tanishëm, mendja na e do që ana spontane i ka lënë më shumë vend, anës savante. Libri nga një dëshmi për përvojën personale, ka marrë më shumë formën e një studimi për të cilin, referencat dhe citimet e njerëzve kompetentë janë shumë të rëndësishëm.

Në këtë vazhdë mund të themi se kapitulli i shtuar në ribotim nga MekDauell-i i riu, i shërben fortifikimit të anës argumentore, por e cenon ca kompaktësinë dhe koherencën e strukturës. Aq më tepër kur kontributi i tij lidhet më shumë në dhënien e provave për ekzistencën e një fuqie inteligjente krijuese të botës dhe jo me temën e lançuar në titull. Pas një kapitulli të tillë, ithtarët e feve monoteiste duhet të kishin shumë më tepër mirëkuptim se ç’kanë në realitet dhe duhet të ndiheshin më shumë vëllezër nën autoritetin e krijuesit At.

Këtu shfaqet edhe problemi i vlerave. Term shumë i vështirë për t’u zbërthyer në pak rreshta dhe për t’u kënaqur me një përkufizim në përgjithësi. Edhe më i komplikuar ngjan kur marrim parasysh disa llojesh prej tyre si vlerat e antikitetit greko-roman, ato judaike, judeo-kristiane, kristiane, islame… Lista mund të zgjatet po të shkojmë në Kinën mijëravjeçare për të mos folur pastaj për qytetërime të tjera të lashta dhe moderne. Shumë pyetje mund të shtroheshin në këtë mënyrë. Për shembull a përbën problem vetëm kundërvënia ndërmjet vlerave morale të krishtera kundrejt atyre të ateistëve, apo edhe ndaj vlerave të kulturave të tjera, e kemi këtë kundërvënie? Domethënë vetëm vlerat morale të krishtera janë vlera, ndërsa të tjerat janë pseudo vlera? Në fakt i gjithë kapitulli i debatit me ateistët e rinj nuk ka shumë dobi dhe i largohet efektit që titulli dhe trajtimi i tij kishte në libër deri atëherë. Nëse qëllimi ka qenë për të treguar sesa të ligj janë ateistët, mendoj se ai jo vetëm që s’është arritur, por përkundrazi ka bërë efektin e kundërt (si ajo miza nën kësulë që s’na lë rehat dhe kruhemi kur të tjerët s’dyshojnë për asgjë nën kësulën tonë). Gjykimi për ateistët të vjetër apo të rinj, nuk do rrjedh nga pozicionimi i tyre në këtë jetë si ateistë, por nga sasia dhe cilësia e kontributit të tyre në lëmin që kanë për zanat. Në jetën tjetër, vendi i tyre dihet. Nëse lufta kundër tyre përligjet sepse ata influencojnë për keq njerëzit e shkretë dhe i shtyjnë që të marrin rrugë të gabuar, kjo mbase s’duhet të kthehet në obsesion dhe të trajtohet sa herë del rasti.

Vërtet që kjo çështja e vlerave është e koklavitur, po aq e koklavitur sa çështjet e shpirtit. Edhe ato lidhen me shpirtëroren dhe janë të vështira për t’u shtënë lehtë në dorë (në letër më saktë). Ekzistenca e Zotit përligj ekzistencën e vlerave morale. Pa Të, ato s’do të kishin asnjë justifikim për të ekzistuar. Nazistët në Gjermani dhe komunistët në Shqipëri s’do të kishin bërë ato tortura dhe krime ndaj kundërshtarëve të tyre nëse do ta dinin se Ai tek i cili do të japin llogari një ditë, i sheh. Mbase jo. E shtruar kështu logjikisht asnjë njeri s’do të kryente veprime të dënueshme nga gjyqi i fundit. Domethënë çdonjëri do të zbatonte disa vlera. Po kështu edhe fëmijët nuk i kryejnë ca veprime në sytë e prindërve kur mendojnë se këta të fundit s’do të ishin të kënaqur, madje do t’i dënonin, por mund të ndodhë që mezi të presin që prindërit të kthejnë kurrizin që të zhgërryhen në lezet të mëkatit. Në fakt kjo s’është vlerë. Më mirë do të ishte (më vlerë do të kishte) sikur fëmijët të mos i bënin ca akte të dënueshme as në sytë e prindërve dhe as prapa krahëve të tyre. Vlera e parë në një rast të tillë do të ishte mungesa e hipokrizisë. E dyta integriteti. E treta ndershmëria. Për vlerat e tjera në radhë, do të gjykonim në varësi të atyre akteve që fëmija do të abstenonte t’i kryente sepse thjesht s’duheshin kryer.

Me gjithë këto fluturime në degë të tjera, në kokë të mbetet thelbi pasi e mbyll edhe faqen e fundit të librit. Thelb i fortë, i paharrueshëm dhe gërryes. I njëjtë me titullin. Veçse tani dimë më shumë. Nuk ka më vend për alternativa blasfemuese. Ka vetëm një mundësi: Ai është Zot.

Artur Katuçi

Ese nga Ina Gjata
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

“ZOT ,GENJESHTAR APO I CMENDUR”

Historia ka perkundur mes luftes dhe paqes qindra civilizime, miliona kombe e miliarda njerez.Eksperienca e shekujve ka levizur akrepat e njerezimit drejt rrotullimeve te vazhdueshme perpara,dhe sot e shohim boten te ndare ne zona shumengjyreshe nga meridiane e paralele politikash.Ne kete rrugetim te gjate evolucionar,krizantema e madherishme e jetes ka lene gjate udhes se saj,ne brendesine e zemres e shpirtit, shume petale.Ato jane te qeshura,inatcore,te hidhura, shpresedhenese,dyshuese,te verbra,sakrifikuese por te gjitha te gjalla,te gjalla si vete natyra me ngjyrat e saj te reja ne kohe te vjetra.

Kohe te vjetra sa zanafilla e gjithckaje,sa e verteta e jetes,sa mekati i Eves dhe Adamit,sa dokumentet biblike e materialet historike,sa lindja e Shpetimtarit…Nje lindje natyrore prej nje ngjizjeje mbinatyrore,ku mes shume qyteteve te botes, Perendia zgjodhi Betlehemin.Shume profeci qe shkojne pertej planifikimit dhe kontrollit njerezor,u permbushen mrekullisht ne nje person edhe pse te bera katerqind vjet para shfaqjes se Tij!

Kohe qe deshmojne… Por mbi te gjitha Perendia mund te njihet nepermjet krijimit te Tij.Imtesite e universit ,qe identifikojne se dikush e ka ndertuar universin duke na pasur ne ne mendje.Ekzistenca e nje jete te qellimshme e te veteperseritshme,me shpjegimin e vetem te nje Mendjeje pafundesisht inteligjente.Ekzistenca e vlerave morale,qe do te thote se Perendia ekziston!…..sepse ne na eshte dhene nje mendje e aftesuar nga Fryma e Shenjte per ta njohur Perendine,si dhe nje zemer per ta dashur dhe vullnet per ta zgjedhur.

Mes genjeshtres dhe cmendurise ,jane shpirtrat pa besim,pa qellim,ku mendja rreket ne askund e kerkon e nuk di cgjen,pranon e sdi cka,jeton e se di perse?Eshte nje fakt I mirefillte psikologjik se ne degjojme cfare jemi te pergatitur te degjojme.Ne pritshmerite e zhgenjyera te popullit Hebre te ushqyer me nje identitet te ndryshem te Mesise,si udheheqes kombetar e politik,u krijua konfuzion.Pakenaqesia qe eshte ne vetvete nje gjendje pasive,per tu bere sulmuese,per tu shnderruar ne veper,ka nevoje per nje fytyre njeriu,qofte si flamurtare e nje ideje,qofte si shenje qitjeje per urrejtjen e grumbulluar. Kjo eshte natyra njerezore,dyshuese,kryenece, mekatare.“Paga e mekatit eshte vdekja”! Keshtu”Fjala u be mish e banoi nder ne”!Biri I Perendise,Jezu Krishti,njeriu I kufizuar e Perendia I pakufizuar mori mbi vete mekatin e botes,vdiq ne kryq…

”Zot,genjeshtar apo I cmendur?” Cmenduria nuk njeh vepra te mira dhe genjeshtra tradheton veten perballe torturave te mundimshme,ashtu si nuk ka njembedhjete njerez ne histori,qe te kene vdekur per nje genjeshter duke e ditur se ishte genjeshter.

Zot,e verteta dhe jeta? Vdekja e Krishtit,fitore e madhe qe u plotesua nga ringjallja…dhe u ringjall te treten dite!Te dymbedhjete apostujt ishin deshmitare okulare te madheshtise se Tij.E verteta me e mrekullueshme I dha drejtim jeteve,enderrave,bindjeve.Ndryshoi zemren e eger,te rebeluar;fjalen e ashper,te pamenduar;mendjen e hidhur,te djallezuar;natyren indiferente,te paduruar.Flaka e besimit ndritcoi ne cdo zemer te perulur qe u mbush me fryme miresie,dashurie,adhurimi.Se krisherimi nuk eshte fe,por eshte Perendia qe vjen tek ne nepermjet Jezu Krishtit.

Krishti po troket ne zemrat tona!Krishti tashme nuk ka trup ne toke,vec tendit!Perendia eshte “dashuri” dhe duhet ta imitosh ate.Te lutesh per paqen tende dhe te gjithe botes.Keshtu do te gjesh lumturine e vertete.Se jeta nuk eshte nje problem per tu zgjidhur,por nje dhurate per ta mbajtur gjalle.

Zot ! Nuk je kurre I ri,kurre I vjeter dhe megjithate te gjitha gjerat kane jete te re prej Teje. Ti je me I fshehuri nga ne dhe megjithate me prezenti nder ne! Te falenderoj qe erdhe ne jeten time permes besimit!

Ina Gjata

Ese nga Olgert Hoxha
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

Ateistë apo krenarë?

Shoh çdo dite njerëz që përjetojnë mrekulli, e ndërkohë vazhdojnë të kërkojnë me ngulm fakte për ekzistencën e Perëndisë. Ndërkohë që miliona pishtarë janë të ndezur anembanë botës, ka njerëz që akoma vazhdojnë të pyesin: “A ekziston zjarri?”.

Kjo ishte një pyetje që edhe une ia kisha bërë me naivitet vetes në adoleshencë. E gjitha kjo sepse në atë kohë më kishtë pushtuar një prirje, ashtu si çdo adoleshent, për tu zhytur në literaturën e mendimtarëvë nihilistë. Ata besonin se duhej dyshuar në gjithça, dhe une me naivitet e ndiqja këshillën e tyre duke dyshuar se pari ekzistencën e Perëndisë, kur në fakt dyshimi im i parë duhej të binte mbi shkrimet e tyre, të cilat kishin tonin e një zhgënjimi fëminor.

Ishin pikërisht ata që mbollën farën e mosbesimit tek une dhe mbërdhyen atë nevojë që kisha pasur pareshtur që fëmije, nevojën brendësore për të besuar në diçka më të lartë. Ishin ata që i dhanë një kuptim teje materialist gjithçkaje që mund të kishte vlerë në jetë, përfshirë këtu dhe besimin. E unë u mbërtheva bashkë me ta në boten fizike, duke mos parë se çfarë fshihet pas saj. E mbusha trurin me darvinizma, pa e ditur se ku do të më çonte një teori kaq kaotike dhe e paqëllimtë. Megjithëse herë-herë mendoja rreth falsitetit të teorise së sipërmendur sepse ishte e pamundur që bota e ndjenjave, nevoja për të besuar dhe shumë mrekulli natyrore në kufijtë e perfeksionit të gjenin shpjegim në të, nuk guxoja të flisja nga frika se shokët do të më quanin besimtar.

Më pas u dorëzova përpara një kureshtjeje përdhosëse derisa e bëra veten të zvarritesha, duke të harruar ty për gjërat më të ulëta e më të pabesa. Krekosja ime fëminore më bënte të largohesha sërish e sërish nga Shkrimet e Shenjta, e unë nuk merrja asnjëherë guximin të thyeja krenarinë time e të depërtoja në thellësi të tyre. Nuk pranoja t’u afrohesha atyre shkrimeve që ishin bërë për të rritur të vegjëlit sepse unë nuk e merrja mundimin të bëhesha i vogël, ish ai fryrë me mendjemadhësi dke këmbëngulur në krekosjen time.

Sa larg ishte e vërteta nga ato përfytyrime të miat, fantazma trupash e rrugësh që nuk ekzistojnë aspak. Lumi i iluzionit më kishte marrë me vete, ajo rrymë uji që herë më ngrinte lart e herë më zhyste, e më bënte të ndihesha I pavlerë. Por unë vazhdoja të besoja se ajo ishte rruga drejt shpëtimit, pavarësisht se ajo ishte thjesht rryma.

Koha kalonte, ndërsa Ti pak nga pak, me dorën tënde të butë e të mëshirshme, punoje dhe e rindreqje këtë shpirt, bëjë që unë ta shikoja ndryshe edhe boten fizike, tashikoja ashtu siç ne të vërtetë ishte. Dalëngadalë Ti më ktheve dritën e syve të mi, më ktheve aftësinë për të parë shenjtësinë edhe në botën fizike, ktheve tek unë ngazëllimin fëminor aq shumë të munguar. Më bëre të ndjej siguri tepër të madhe se Ti jo vetëm që ekzistojnë, por ishe i shprehur në gjithçka perreth nesh dhe brenda nesh.

Në fakt medoj se shenjtësia tek unë erdhi krejt natyrshëm, Ti thjesht hoqe perden e mohimit, atë perde që me kishte zënë sytë e mëndjes dhe të zemrës e që nuk më linte ta shikoja realitetin ashtu siç ishte në të vërtetë. Sepse nëse përpiqemi të shikojmë me vërtetësi realitetin që na rrethon, do të na bënte të kuptonim Harmoninë Hyjnore që ka çdo pjesëz e Universit. Është me të cërtetë mbresëlënëse mënyra se si është ndërtuar deri në detaj, me një rregull perfekt, ku çdo gjë ekziston për një qëllim të mirëpërcaktuar. Thashë “me një qëllim…”, e jo krejt rastësisht për t’u përshtatur. Do të ishte absurde të shikojmë thjesht një dukuri rastësore në gjithë këtë perfeksion. Ju kërkoj të jeni objektivë dhe të sinqertë me veten tuaj. Me të vërtëtë mendoni se e gjithë kjo është një rastësi, dhe se kemi jetuar për mijëra vite dhe vazhdojmë të jetojmë, për hir të rastësisë?! Mendoni se jeta juaj është thjesht “një hedhje zaresh”. Lëreni mënjanë për një moment se cila është arsyeja, thjesht çlirojini shqisat tuaja pqr të ndjerë me vërtetësi natyrën dhe jetën që gjallon në të, thjesht ndjejeni. Mos shkoni pas shkrimeve dhe opinioneve që kërkojnë t’iu mohojnë aftësinë për të ndijuar me shqisat tuaja, për menduar me mendjen tuaj, ne mënyrë që të mundë edhe zemra juaj të ndjejë.

Pasi e ke bërë këtë, të ftoj të shohësh me po të njëjtin objektivitet shkrimet e lashta që paralajmërojnë ardhjen mes nesh të Shpëtimtarit, Jezu Krishti. Mendon se dhe ato ishin thjesht një rastësi?! Apo thjesht e mendon këtë për hir të shumë “rastësive” që njerëzimi ka pranuar. Veç kësaj, a mundej që nga shoqëria njerëzore të lindte një personalitet kaq karizmatik, me një etikë aq të lartë dhe me një vision kaq frymëzues për vëllazërinë njerëzore.

Të jem i sinqertë edhe unë nuk isha i përgatitur që perëndia të më shfaqej në trajtë njerëzore, duke qënë se kisha shkuar shumë larg me mënyrën se si unë e imagjinoja Atë. Vërtetë që nuk prisja që Shpëtimtari i njerëzimit të kishte një pamje kaq njerëzore, por vepra që Ai la pas bënë të zhdukej çdo dyshim që kisha. Sakrifica që Ai bëri për ne njerëzit ishte dhe është e pakonceptueshme për arsyen njerëzore. Them këtë, sepse sakrifica për ne shpesh i dedikohet qëllimeve egoiste që kemi në jetë. Ndërkohë që një vetësakrificë dhe altruizëm itë tila përmasave, për ne duket disi i huaj. Megjithëse shumë njerëz kanë sakrifikuar për njerëzimin, ajo që Ai bëri për ne është e të tjera përmasave. Sado të përpiqemi ta kuptojmë, do arrijmë në përfundimi se ai nuk ishte një veprim i një njeriut që besonte se ishte Perëndi, por ishte një vepër e një Perëndie. Ai pagoi haraçin për ne. Por “intelektualët” e sotëm nuk e njohim këtë rrugë përmes së cilës njeriut zbret nga vetja tek Ai dhe nëpërmjet Tij ngjitet përsëri. Nuk e njohim këtë rrugë dhe mendojnë se janë të lartë e vezullues si yjet, ndërsa errësira u ka zbritur atyre mbi shpirtin e paditur.

Edhe nëse pranojnë se Ti je lart nesh, nuk të nderojnën dhe falenderojnë. Humbasin në medimet e tyre dhe e shpallin veten të ditur, duke pretenduar autorësinë e asaj që Ti mrekullisht ke krijuar. Kjo sigurisht që nuk cënon aspak madhështinë Tënde. Të vetmit që humbin janë këta intelektualë mosbesues që krijojnë të vetja një personalitet të dyfishtë sepse pranojnë mrekullinë e veprave të Tua, por nuk të pranojnë Ty, ndihem keq kur shikoj se krenaria bën që ata të humbin identitetin e tyre.

Mbase mund të mos e pranoni këtë që po ju them, por jam i sigurt se krenaria juaj është ajo që ju shtyn të mbroni me fanatizëm atë që po ju vetë nuk e besoni. Sepse nëse vërtyetë e beson diçka me gjithë qënien tënde duhet të ndihesh i qetë e në paqe me veten, por ju nuk jeni të tillë. E vërej këtë në sytë tuaj, në mimikën tuaj, në sjelljen tuaj. Përse e torturon veten, o njeri? Përse nuk paqëtohesh me veten, o shpirt i shqetësuar.

Që të jem i sinqertë, në thelb as ti nuk je mosbesues, por thjesht ke frikë ta pranosh këtë, kjo është e gjitha. Pranoje në zemrën tënde dhe do të çlirohesh nga të gjitha frikërat e tua, të jap fjalën për këtë. Kështu ke për të gjetur ate forcë jetësore që egoja dhe krenaria jote e kanë mbajtur të bllokuar për kaq kohë sepse duke të të lënë të dobët e kanë më të lehtë të të çojnë në ato rrugë që e bëjnë shpirtin tënd të vuajë.

E megjithëse disa njerëzve mund t,iu dukem njeri me arsye të errësuar që flas kështu, dua t’iu them se besimi tek unë ka ardhur nëpërmjet filozofisë, pra nëpërmjet mendjes. Thjesht lëreni mendjen që të ushqejë edhe shpirtin tuaj, e mos nguroni që të vërtetat e mendjes ti kaloni edhe në zemrën tuaj. Kjo do të thotë harmoni për një qënie njerëzore.

E nëse nuk e pranoni praninë e Zotit, Jezu Krisht në jetët tuaja nga frika se mos ndiheni njerëz, aty ku mendonit se ishit perëndi, ju them se nuk ka asgjë të keqe të jesh njeri. E nëse je një njeri që ndjek shembullin e Tij, më besoni, nuk ka gjë më të bukur.

Olgert Hoxha

Ese nga Bruno Abeshi
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

Kush jam un? Ku shkoj, përse e gjitha kjo?

Lindim duke qarë në këtë botë. A thua se e dimë që pa dalë mirë në dritë se ambjenti këtu jashtë nuk është gjithmonë miqësor dhe I ngrohtë? A thua se e dimë që jeta përveç lumturisë,që e kërkojnë të gjithë të fal edhe shumë melankoli dhe hidhërime?

Jeta deri diku më dukej absurde. E vetmja arsye parësore dhe e vërtetë për të jetuar më dukej mbijetesa vazhdimi I ditëve pa një qëllim kryesor, jeto sepse duhet të jetosh.

Ose shumë herë të tjera urrejtja dhe hakmarrja mbizotëronin atë që unë e quaja : Motivi

Perëndia, rëndomtë në shoqërinë shqiptare konsiderohet si një çështje e dorës së dytë, si një “plak” që shikon atje lart në qiej dhe është indiferent.

Kush mund ta mohojë ekzistencën e tij? Kush mundet të dal mbi të?

Zoti është çka ka qënë është dhe do të jetë.

Disa e shpjegojnë si burimin e përjeshtshëm të energjisë disa të tjerë shkruajnë libra dhe tregojnë se si vetë ne njerëzit e kemi krijuar Pernëdinë si ide per t’i dhënë kuptim jetëve tona patetike dhe hipokrite.

Kjo është një ide që më ka intriguar gjithmonë. E kemi krijuar ne Perëndinë apo Perëndia ne?

Nuk e konsideroj veten si ndonjë njeri me shumë eksperiencë por e kam vërejtur se sa her e mohoj ekzistencën e Perëndisë, brenda në shpirt jam edhe pak i “inatosur” me të. I inatosur që nuk jam atje ku duhet të isha, I inatosur kur shikoj njerëz pa virtyte që pështyjnë lart e poshtë rrugëve, enden dhe kërkojnë ndonjë koskë porsi dhe qentë e rrugës. I inatosur që në familjen time gjërat shkojnë si mos më keq. I inatosur që im atë vazhdon të luajë kumar dhe I inatosur që ai konsumon alkoolin, I inatosur që jam në mes të dilemave, I inatosur që Perëndia nuk më dha mundësinë të vazhdoja studimet atje. Por Perëndia nuk është përgjegjës për të gjitha këto, nëse ka një Perëndi ka edhe një Djall që vepron gjithmon mbrapa shpines time…

Të jesh I “inatosur” me Perëndinë dhe në të njëjtën kohë t’i mohosh ekzistencën bie ne kontradiktë dhe nuk mund të qëndrojë. Prandaj e kuptova që un në të vertetë besoj pavarësisht se jashtë si shumë te tjerë hipokritë nuk e shfaq besimin.

Duke shfletuar faqet e “Zot Gënjeshtar apo I Çmendur”, vëreva se për të patur një besim të vertetë duhet të t’i hapesh zemrën dhe shpirtin Atit të shenjtë.

Epo, fatkeqesisht nuk e kisha përjetuar këtë. Gjithmonë thellë në zemër kisha patur ndonjë ide të çmendur, pesimiste dhe marazi për njerëzimin në përgjithësi dhe Perëndinë në veçanti.

Doja parajsën time të vogël tokësore të izoluar nga bota jashtë, e pamundur!

Ateizmi nuk mund të jetë përgjigjja e lutjeve të askujt. Vlerat morale të një shoqërie ateiste nuk mund të shkojnë larg.

Megjithatë Perendia na ka dhënë mundësi zgjedhjeje, dhe secili është i lirë të zgjedhi rugen e tij.

Kisha është institucioni fetar që në gjithë historine e saj ka synuar të koordinojë sjelljet njerëzore, ka ndërtuar moralin dhe ka sjellë paqen atje ku paqja as nuk njihej si concept.

Inkuizicioni apo njolla te tjera të historisë nuk jane bërë nga Perëndia por nga ne njerëzit si qënie të lëkunduara dhe të manipulueshme që jemi.

E Mira dhe E Keqja kjo luftë e përjetshme që I jep kuptim të gjithë ekzistencës sonë.

Ka një histori mbi të gjitha historitë apo tregimet e tjera. Historia më popullore në botë ajo e Jezusit të Nazaretit. Nuk mendoj që është një koiçidencë që ajo është historia më e njohur në botë. Perëndia me qëllim e ka favorizuar përhapjen e saj në mënyrë që gjithsecili prej nesh, në çfarëdo vendi apo kohe që jetojmë, të paktën njëher në jetet tona të ballafaqohemi me të vërtetën universale.

Nismat më humanitare, sakrificat për një të ardhme më të mirë i mëson vetem morali I Fesë.

Gjithë këto sakrifica të bëhen për një ide dhe jo Perëndi të vërtetë? Rezultati i punës të palodhur të humanitarëve reth e përqark botës ka reflektuar të kundërtën.

Pastaj edhe qoftë kjo një ide dhe jo një realitet është një ide që sjell vetëm mirësi dhe regull në shoqërinë njerëzore. Një ide që e bën botën një vend më të mirë. Nje idë që ngjall shpresë dhe sjell dritë në çdo shpirt pavarësisht sesa i humbur është ai në errësirë.

Është një nga ato ide që ka force të ndryshojë jetët tona veçse për mir, një ide që të bën mbi të gjitha njerëzor.

Bruno Abeshi

Ese nga Olsi Nini
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

Studio Gjithçka Arsyes

Libri Zot, gënjeshtar apo i çmëndur mëton të shqyrtojë figurën e Jezu Krishtit në anën historike dhe jo vetëm.

Niset nga një nevojë e brëndshme që ka njeriu për të qënë i lumtur dhe jep mënyrën se si arrihet kjo. Më pas kemi shqyrtimin e të gjithë zhvillimit të emrit Jezus në gjuhet e lashta amoraike, e duke ardhur në hebraishte, e përfundon si erdhi në greqishte.

Autori përdor metodën historike për të ngritur tezën e tij. Këtë e zhvillon duke vendosur figurën e Jezusit përpara arsyetimit logjik, dhe të krijimit të provave. Këtë mënyrë shqyrtimi MekDauell e shfrytëzon edhe në kapitujt në vazhdim. Në kapitullin zot Gënjeshtar apo i Çmendur përvec citimeve nga shkrimi i shenjtë kemi dhe citime nga shumë psikolog, juristë, dhe teolog të famshëm perëndimorë.

Nëpërmjet arsyetimeve të tyre lexuesi bindet se Jezusi është Krishti, biri i Perëndisë. Dimensionin shkencor të shpjegimit tani të Perëndisë, autori e merr për shqyrtim në kapitullin e katërt. Këtu ai bën të qartë metodën e tij të punimit në libër. Në kapitullin e pestë, sfida e ateizmit të Ri, ai e hedh poshtë ateizmin me anën e arsyetimeve, si shkencore dhe morale. Më pas vjen dhe sqaron në kapitullin gjashtë çështjen më të debatuar, atë të besueshmërisë së dokumenteve biblike. Edhe këto nëpërmjet shumë citimeve nga shumë figura të fushave të ndryshme, deri specialist të kriminalistikës vërtetojne që këtyre librave duhet u besuar si variante të pa ndryshuara.

Kjo arrihet duke filluar me bibliografinë e duke aritur deri tek përfundimet arkeologjike. Në kapitullin që vazhdon tek shtata. Kemi reagimin e të tjerëve (Shokëve të Jezusit) për kundrejt figurës së tij. Dhe autori me të drejtë del në përfundimin se nuk do të kishte prej tyre që do të vdisnin po qe se Jezusi ishte genjeshtar. Mbrohet kjo tezë e forcimit të dishepujve edhe në kapitullin 8.

Autori këtu pyet çi bëri kaq guximtarë shokët e tij pasi u kruqezua? Dhe vjen përfundimi logjik asgjë tjetër përveçse rringjallur, dhe takimi me të. Edhe këtu, si në të gjith librin kemi citime pa fund nga shumë personalitete të botës. Kapitulli nëntë, verehet të sqarojë atë se cfarë i ndodh Shën Pavlit. Pra kthimi i tij në të krishterë. Kjo vjen e argumentuar shumë bukur nga ana e autorit. Ndërsa në kapitullin dhjetë kemi si e thotë dhe vet autori: “Për një arsye shumë të thjeshtë, nuk isha në gjëndje të përgënjeshtroja faktin se ringjallja e Jezu Krishtit ishte ngjarje historike reale”.

Pra autori këtu paraqet të gjitha historitë, dhe teoritë që egzistojnë mbi ringjalljen dhe i hedh poshtë ato si të pa vërtetuara nga ana logjike. Duke filluar që nga ajo e zhvendosjes së trupit e deri tek halucinacioni, ai i vërteton si gënjeshtra të mëdha.

Kapitulli njëmbëdhjetë ka permbushjen nga ana e figurës së Jezusit e të gjitha profecive të përmëndura në Dhjatën e Vjetër. Në vazhdim në të dy kapitujt e mbetur autori shpjegon se pse Jezusi mbetet e vetmja rruge dhe se si ka ndikuar ai mbi figurën e tij dhe të të Atit.

Delja gjen Bariun

Unë jam ai që jam. Një dele e humbur në kullotë. Thjesht isha shnderruar ne një parazit që interesohet vetëm për të plotësuar nevojat e veta.

Kur erdhi “koha e tij”, Jezusi u tha atyre që ishin bashkë me të në kopshtin e Gjetsemanit, Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, dishepujve që kishte më shumë për zemër : “Çohuni të shkojmë” Pra o miqtë e mi nuk ishin vetëm ata që duhej të shkonin drejt përmbushjes së vullnetit të Perëndisë, por edhe unë bashkë me ta.

Edhe pse këto fjalë nenkuptojnë një kohë sprove, nuk duhet të na kaploje frike. Janë fjalë që mbartin mbi vete edhe atë gëzim e atë paqe që janë fryt i besimit. Në një rrethanë tjetër, po atyre tre dishepujve, Jezusi e mirëpercaktoj jetesën: “Çohuni dhe mos u trëmbni”. Dashuria e perëndisë nuk na ngarkon një barrë që s’mund ta mbajmë, as nuk na vë përpara nevojave që s’mund ti përballojmë vetëm tani e kuptova thirrjen: “Nuk më zgjodhët ju mua, po unë ju zgjodha ju” (Gjn. 15.16).

Këto parime, këto pika të forta dhe shumë të tjera si këto, do të na ndihmojnë të bëhemi një njeri që di të dashurojë. Por që te dish të dashurosh ështe e nevojshme të kemi, pa u mbajtur më të madh, për kulmshmërine e fëmijës , ndjeshmërinë e artistit, mprehtësinë e filozofit, shpirtin e pranishëm të shënjtorit, tolerancën e filantropit njeridashës, erudicionin e studiozit, forcën e stoikut. Nuk ështe pak.

Por të gjitha këto virtyte nuk do të mungojnë: “Sepse perëndia e deshi aq botën , sa dha birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, po të ketë jetë të përjetshme”. (Gjn. 3.16). Pra o vëllezrit e mij u desh libri i MekDauell që unë delja e humbur të deklarojë se: Zot, Jezus, kam nevojë për Ty. Të falenderoj që “Vdiqe” duke sakrifikuar shpirtin dhe veten tënde për mua në kryq.

Më fal dhe më pastro. Që në këtë moment unë të besoj Ty si shpëtimtarin dhe udhërfyesin tim. Amin.

Është e madhërishme dhe shumë bukur te jetosh në Krishtin Jezus, gjë e cila te pasuron shpirterisht të mirëson, te bën te shohësh me ngjyra jetën, te jep mundësine të dhurosh sa me shumë nga vetja.

Vetëm nëse pranon Jezusin në jetën tënde mund të kesh shanse te mëdha në këtë botë dhe të përtejmen. Filozofia e kësaj është që njeriu përsa kohë jeton, duhet të ndihet i gezuar, i mbushur, I pasur,dhe me deshirën e madhe që të ketë gezim ta ndaj me sa me shume njerëz të tjerë.

Provoni te dhuroni dashuri, të ndani me njerëzit cdo gjë, t’ju ndodheni pranë në veshtirësi dhe do të shikoni që jeta do te jetë më e plotë dhe më me kuptim.

E dimë te gjithë që jeta është një udhëtim, dhe udhëtimi gjithmon është i bukur kur e bën me udhëtare te mirë të cilët e bëjnë të këndshëm këtë udhëtim.

Nëse cdo kush e kupton dhe ndjen këtë gjë sigurt cdo gjë do të marrë vlerë.

Olsi Nini

Ese nga Xhilda
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Eseja e mëposhtme botohet jo me emrin e plotë të autores, në mbështetje të kërkesës personale të autores. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

ESE

Dikur në fëmijërinë time më dhuruan një liber të vogël blu të cilin akoma e ruaj me fanatizëm në sirtarin tim, ishte BIBLA. Kam dëgjuar shumë për thëniet dhe paratheniet e saj, kam dëgjuar dhe kam lexuar në faqet e saj për Krishtin dhe Krishtërimin… Por më duhet ta pranoj që kurrë nuk kam lexuar me kaq ëndje një libër plot fakte e kundra fakte për “Birin e Zotit” Jezus Krishtin!

Më duket sikur kam dalë nga një botë e madhe pas leximit të “ Zot, Gënjeshtar apo i Çmendur”. E pa njohur realish me dokumentat Biblikë apo me vërtetësitë shkencore, në forma të vakta shumë pyetje më kanë munduar në vite.

Ashtu si rrëfimi i jetës së Autorit, në analogji besoj të gjithë gjejmë ngjashmëri, në perjudhën që kërkon domosdoshmërisht të jesh i lumtur e nuk gjen dot sekretin… Në kohën kur uni jot kërkon korrniza për t’u prezantuar tek të tjerët, e ti s’di vërtet kush je dhe ku do shkosh…

Ashtu si dallget e detit që vinë e ikin dhe krijojnë batica e zbatica ashtu edhe fjalët e Atit apo Perëndisë së madhe të kujtohen në momente reflektimi brenda vetes tënde për te qën i drejtë dhe në rrugë të mbarë dhe po ashtu humbasin në jetë përballë të padrejtës apo “maskarenjve” me të cilët mund të përplasesh qoft edhe pa dashje…

Në jetën time ashtu si në të gjithëve, kanë fryrë erëra të ngrohta e të ftohta ku unë gjithmon e kam thirrur “Zotin tim” për ta falenderuar ose për t’i kërkuar ndihmë…në të gjitha rastet për të qën pranë Tij!

Ashtu si Hebrenjtë që keqkuptuan Mesinë i cili do të shpëtonte kombin e tyre ashtu vazhdojnë ta keqkuptojnë njerëzimi njëri – tjetrin edhe sot, duket vërtet sikur në kohën që përzumë Zotin nga jeta jonë, përzumë bashkë me të mirësinë e shpirtit të shenjtë e tani duhet të vuajmë me ose pa të drejtë pasojat e përjetshme të mëkatit.

Historia rrënqethëse që me të drejtë autori e quan një nga rengjet më të këqia, më të mbrapshta e më të pashpirt që i janë bërë ndonjëherë njerëzimit “Kryqëzimi dhe Ringjallja e Krishtit” pa dyshim për mua është fakti më i rëndësishëm që njerëzit besojnë sot në të!

Pa dashur ta kthej në analizë këtë libër realist, me të dyja anët e medaljes në brëndësi të saj do doja të rrëfeja një çudi të shekullit të XXI që ka ndodhur në ditët e mia…

Një ditë me diell si shumë të rinjë u nisëm për të parë në kinematë tona moderrne filmin më të realizuar ose më të kritikuar të kohës “ Kodi Da Vincit”, hymë të qeshur dhe prej dore me bashkëshortin në kinema, e pamë të ftohtë ktë filmë të gjatë dhe kur dolem…perëndimi kishte përflakur qiellin dhe horizonti ishte skuqur gjithçka që Zoti ka krijuar aq bukur mbi toke…Gjatë gjithë rrugës tone, në mënyrë të pakuptimtë na kanë shoqëruar debate të finalizuara deri në grindje pa arsye…edhe sot unë nuk mund ta gjej arsyen e vërtetë të asaj dite të tmerrshme por mund të them me bindje se ky libër më bëri të besoj se vërtet një fuqi e mbinatyrshme kishte ndryshuar ngjyren e botës dhe qetësinë e mëndjes tonë.

Nuk do doja të gjeja asnjë rrugë tjetër për të parë ose vërtetuar “Zotin tim”. Jam e bindur që ai ma ka treguar vetë rrugën e tij me dashuri, përkushtim dhe drejtësi…mua më duhet vetëm ta ndjek dhe ti lutem të mos më lër kurrë vetëm!

Xhilda

Ese nga Xhevahir Shtupa
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

ESE KRISHTI RRON

Leximi, këto ditë, i librit të ri “Zot, gënjeshtar apo i çmendur” të autorëve Xhosh MekDauell dhe Shon MekDauell (Botimet: Jeta e Re, Tiranë 2011) më ka bërë që të meditoj më gjerë e më thellë për Krishtin e Krishtërimin. Përgjigjet e mia për pyetjet që janë që në titull janë këto:

1. A ishte i çmendur? Jo. Ai kishte një kthjelltësi mendore të plotë. Kurrë nuk e humbi ekuilibrin mendor. Edhe në fyerjet më të rënda e në torturat më të mundimshme. Edhe në Rrugën e Golgotës, edhe në kryq. Si lum ai!

2. A ishte gënjeshtar? Jo. Të tjerët kanë gënjyer për të.

3. A ishte Zot? Jo. Zoti (Perëndia) është NJË. Nuk ka të dytë. Pikë.

4. A ishte dhe është Bir i Perëndisë? Po. Ai ka thënë: “Unë jam Bir i Perëndisë”

(Mateu 27:43).

Ndërment kam edhe Formulën e Pagëzimit të Krishtërimit: “Në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të Shenjtë; të pagëzoj. Amen!”

Ç’mund të them më tej?

Zoti (Perëndia) i deshi njerëzit. E kur e pa se ata po mëkatonin rëndë e se po luftonin njëri-tjetrin, Ajo dërgoi, këtu në tokë, Birin e saj. Nga Letra e para e Gjonit po citoj:

“Perëndia është dashuri. Dashuria e Perëndisë ndaj nesh u tregua në atë se dërgoi në botë Birin e tij të vetëm. Me anë të tij donte të na jepte jetën e re.

…Ai na ka dashur ne, dhe e ka dërguar Birin e tij si fli pajtuese për mekatet tona.”

(Dhiata e Re – AVC – Postfarch 1266 D-6478 Nidda 1, faqe 270)

Jezusi i Nazaretit është Shpëtimtari që Perëndia e dërgoi për ne, pra është Shpëtimtari ynë. Krisht- do të thotë shqip – Shpëtimtar. Pra është epitet. Epiteti vlerësues i misionit të tij më të madh, i kauzës së tij më fisnike. Jezu Krishti është emri dhe titulli. (“Zot, gënjeshtar apo i çmendur”, faqe 19).

Çfarë nuk besojnë ateistët? Që Jezusi u ringjall. Nuk e besojnë sepse e mendojnë si qenie njerëzore, si bir njeriu, si birin e Marisë nga Nazareti. Këtu është kyçi i interpretimit. Virgjëresha, Mari?!… Gënjeshtra e parë. E menduar kështu, Jezusi është bir i një lindjeje jashtë martese, krijese e një mëkati të Maries. Por sipas Biblës (Dhiatës së vjetër) ardhja e Krishtit pritej. Atëhere Ai është një krijesë hyjnore. I krijuar me frymën e Perëndisë. Qe vullneti i Perëndisë të lindëte për ne ai; Shpëtimtari. Lëvduar qoftë!

Pra, Jezusi, si njeri do të ekzekutohej e nuk do të ngjallej më. Si Krisht, krijesë hyjnore, Bir i Perëndisë, i ekzekutuar të Premten e Zezë do të Ringjallej të Dielën e Pashkëve. Të gjitha ç’ndodhën me Krishtin ishin të parashikuara (profeci) në Dhiatën e Vjetër. Të gjitha profecitë u përmbushën. Edhe Ringjallja. Pas

“ngjalljes së vdekuri” qëndroi dyzet ditë e në ditën e dyzet e njëtë u ngrit në qiell e shkoi u vendos në krahun e djathtë të Atit, (të Perëndisë). Atje është .

Lindi kështu, pas kësaj ngjarjeje, Krishtërimi.

Krishtërimi e ne shqiptarët

Historianët kanë shkruar e do të shkruajnë për përhapjen e Krishtërimit në Ballkan e në Iliri. Unë dua të theksoj në këtë ese se Krishtërimi ka dëshmorët e vet, Shenjtët e vet, Jo vetëm dymbëdhjetë Apostujt, por edhe të tjerë. P.sh në Mokër ndodhet një manastir me emrin; Manastiri i Shën Marenës; Marena, vajzë e re, gjashtëmbëdhjetë vjeçare u ndoq e u zu në shpellën ku ishte fshehur e u ekzekutua si përhapëse e mësimeve të Krishtit. E vranë paganët. Nga rraca shqiptare ishin Shën Kostandini, Reformator i madh i Kishës e Papa Klementi IX, Pjetër Budi e Pjetër Bogdani, At Gjergj Fishta e Imzot Noli, Kardinali Mikel Koliqi etj.

Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti që u quajt “Atlet i Krishtit” sepse mbrojti Arbërinë, por edhe Evropën e krishtere (Qytetërimi evropian) nga invazione osmane. Kjo ndodhi në shek.XV. Ndërsa në shek. XX. në kohët moderrne, një vajzë shqiptare u bë motër katolike e më pas Nënë e të varfërve dhe e të sëmurëve. Nënë e Bamirësisë dhe e Dashurisë.

Në Kalkutë të Indisë, duke ndjerë dashurinë e saj, si prej nëne, të varfërit e leprozët; hindusë, myslimanë e katolikë e thirrën të parët:”Nënë”.

Në vitin 1979 duke marrë Çmimin NOBEL për PAQE pohoi:

“Me origjinë dhe gjak jam shqiptare, me shtetësi hinduse, motër katolike. Përmes thirrjes sime i përkas gjithë botës. Por zemra ime i takon vetëm Krishtit!”

dhe u lut shqip…

Pra Nënë Tereza zbatoi mësimet e Krishtit. Dha e mori Dashuri. Në emër të Jetës. Mbi murin e fletores për prindërit është varur “Himni i jetës”

Jeta është dashuri… gëzoje!

Jeta është detyrë … plotësoje!

Dhe në fund ajo ka shtuar me dorën e saj:

Jeta është jetë; shpëtoje!

Dua të theksoj Ceremoninë madhështore që iu bë kësaj Nëne të Dashurisë në ditën e varrimit.

Ajo qe e trefishtë (për nga ritet): katolike, myslimane dhe hinduse duke shënuar në mënyrë simbolike; bashkimin e feve në emër të dashurisë për Njeriun e për Jetën. Ky është edhe mesazhi që ajo përcolli. Mes të tjerave këtë thirrje ajo e shpreh edhe në poezinë e saj “Të mbrojmë çdo jetë”.

Noli, që punoi për Atdhe e për Fe i këndoi himn flamurit, si symbol i kombit vëllimi

“Album” hapet pikërisht me këtë poezi.

Flamuri, symbol bashkimi.

“Flamuri që lint Shën Kostandinin,

Pajton Islamn’ e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.”

(F.Noli, Vepra 1, Tiranë, 1987, faqe 67, strofa III )

Nënë Tereza kish si devizë të jetës së saj: “Ku është dëshpërimi të ngjallim shpresën”.

Apostujt mendonin se Jezusi ishte Mesia (i bardhë). Nuk mendonin se Ai mund të vdiste. Ishin të bindur se Ai ishte i vetmi që mund të vendoste Mbretërinë e Perëndisë dhe të qeveriste popullin e Izraelit dhe vdekjen e Tij i bëri pluhur shpresat e tyre. Vdiq shpresa se do të çliroheshin nga romakët. I kaploi dëshpërimi.

Duhej ringjallur. Ngjallja së vdekuri e Krishtit është

Ringjallje e Shpresës për Njerëzimin.

Përfundim

Në biblotekën shqiptare kemi edhe librin e një autori amerikan me titullin kuptimplotë: “Besë, Shpresë e Dashuri” për Gjerasim Qiriazin, një nga themeluesit e Shoqërisë Biblike në Shqipëri, një nga veprimtarët e shquar të Rilindjes sonë Kombëtare. Dashuria lind Jetën. Ajo është boshti kryesor, shtylla kryesore e jetës. Ajo mban ekuilibrin. Shpresa na mban gjallë. Besimi në një kauzë fisnike na shtyn përpara. Besimi në punën tonë, por edhe në ndihmën e Zotit. Zot, më ndihmo!

Duke i patur të trija këto: Dashurinë, Shpresën e Besimin jeta ka e merr kuptim.

Një shembull. Studentja Shqiptare (mësonjësja e ardhëshme e shkollës së vashave në Korçë), Sevasti Qiriazi kreu veprën humane e të guximshme, kur takoi në burgun famëkeq të Jedi kulesë, në Stamboll, në qelinë e errët, mësuesin e hershëm, mikun e baba Dhimitrit e të vëlla Gjerasimit, Baba Koton (Koto Hoxhin).

Ja fjalët e Baba Kotos:

-“Më rrofsh, bijë! O, ç’dritë solle në këtë të nëmur qeli!…”

Fundi i tregimit:

Sevasti Qiriazi u drodh e lotët i veshën sytë. Tani po e kuptonte dëshirën e saj. Pikërisht këtë kishte dashur: t’i sillte mësuesit fjalë të ngrohta, t’ia ushqente shpresën e pastaj shpresa vetë do të punonte tek ai e do ta mbante gjallë.

Sa mirë kishte bërë, sa mirë!

(Petraq Zoto: tregimi “Një zë, një shpresë” nga vëllimi; “Bredhi i gjelbër”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1981, faqe 91).

Prindërit e mi ishin myslimanë. I besonin Zotit (Perëndisë) e donin Muhametin.

I respektoj. Unë adhuroj Krishtin sepse Ai është më mëshirëmadh.

I lutet Zotit të falë edhe kundërshtarët se nuk dinë çfarë bëjnë.

Krishti rron. Lëvduar qoftë!

Gëzuar Krishtlindjet!

Xhevahir Shtupa