Ese nga Erina Sema – Çmimi i Tretë
Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.
Eseja e mëposhtme, është nderuar me çmimin e tretë (100 Euro).
Duke i trokitur përjetësisë…!
Reflektime mbi librin “Zot, Gënjeshtar apo i Cmendur”
Në kontaktin tim të parë me këtë libër, nuk mund ta mohoj që titulli i tij ishte ai që zgjoi plotësisht kuriozitetin tim. “Zot, Gënjeshtar apo i cmendur”??? Nuk u desh shumë kohë për të kuptuar se kush ishte ky person që mund të ishte ose Zot, ose Gënjeshtar ose i cmëndur. Në fakt m’u deshën vetëm dy sekonda. Nuk është se jam ndonjë supergjeni, jo! Mjaftoi t’i hidhja një sy të shpejtë pjesës së pasme të kopertinës. Fjala e parë që bie në sy është “Krisht”. Një libër për Jesus Krishtin! Ah, do flasim për jezusin, atë burrin e kryqëzuar, shëmbëllimin e të cilit e gjen në një kryq druri në hyrje të cdo kishe. Madje jo vetëm nëpër kisha! Nga veprat klasike më të rralla është “La Pieta” (Mëshira) e Mikelanxhelo-s. A e keni vënë re sa e mrekullueshme që është? A e keni vënë re se si dergjet, e si shrkihet porsi akull, trupi i këtij djali të sapokryqëzuar në duart e një gruaje me pamje engjëllore? Një nga thesaret më të cmuara të artit figurativ, eshte një nga portretizimet më fantastike të historisë shumë te famshme të kryqëzimit të këtij njeriu: Jezus Krishti. Duke iu rikthyer pjesës së pasme të librit, një frazë e cuditshme, ishte: “Ai mund të ndryshojë jetën tënde!” OK, një njeri qenka në gjendje të ndryshojë jetën time. Interesante! “Përjeto dashurinë e tij”. ???. Ky person jo vetëm që më njeh, por edhe më do?! Edhe më e cuditshme! Një person që ka vdekur që kur s’mbahet mend më do mua qe kam lindur në shekullin e 20?! E kisha lexuar dhe në parathënie që ky libër ka ndryshuar jetën e miliona njerëzve në mbarë botën, por kur fillova ta lexoja nuk prisja që ai të sillte realisht ndryshim në jetën time. Fakti është që në më të shumtën e librave, pa diskutim do jetë edhe shprehja “Ky libër ka frymëzuar…” ose “Ky libër ka transformuar…”, një taktikë e zakonshme për të shitur më shumë! E megjithatë, ndryshimi erdhi, jo si një vullkan që shpërthen furishëm, as si një përjetim magjik me drita shumëngjyrëshe. Në të vërtetë, erdhi porsi një rreze e hollë drite që deporton nga një derë e pambyllur mirë. E kur ti fillimisht ke qënë në errësirë, me kalimin e kohës sytë mësohen, pamja kthjellohet e pak nga pak shquan madje deri në detaje gjithcka që të ka rrethuar deri në atë cast, por në mungesë të dritës nuk e ke parë. Kështu ka qënë për mua ky libër, një rreze shumë e hollë drite në jetën time shpirtërore disi të errët. Kush nuk do të donte të jetonte përgjithmonë? Kush është ai, i cili po ta dinte me sigurim që mund të jetohet përgjithmonë, nuk do zgjidhte përjetësinë? Vetëm një i marrë! Por a ka për njeriun përjetësi? Besoj që ashtu si unë, të gjithë e kemi bërë këtë pyetje që fëmijë, që atëherë kur të mahnitur nga lojrat fëmijënore, të mbushur me fantazitë e ëndrrave të pafajshme të një fëmije, ëndërronim për mitet e lashtësisë për hyjnitë, gjysëmhyjnitë apo heronjtë, atëherë kur pa e kuptuar ende mirë se cdo të thotë perjetësi, pyesnim veten ku qendronte sekreti i jetëgjatësisë së këtyre heronjve? Por, a është kjo e vërtetë? A ka një jetë të përtejshme, apo ne, njerëzit, apo ne jemi thjesht disa krijesa mjerane që vijnë të jetojnë përkohësisht në këtë botë, e më pas i rikthehemi tokës së cilës i përkasim? Po ëndrrat tona, shpresat tona, besimet tona, zemrat tona, a janë këto të gjitha vetëm për për pak kohë? Nëse ka një Zot, dhe unë besoj që ka një Zot, Ai që bëri tokën dhe gjithë universin, e që më pas mori mundimin të bënte edhe njeriun, pyes veten ,por edhe ju, pse duhej t’i futej një pune kaq të lodhshme për të përcaktuar deri në detaje madje edhe se cfarë roli do kishte cdo qelize e trupit tone, kur në fund të fundit kjo qënie s’do jetonte më gjatë se 100 vjet! A ishte me të vërtetë kjo dëshira e Tij? Nuk besoj! Me siguri plani I Tij për ne është shumë më afatgjatë. Si shumë të tjerë kam bërë pyetjen: ok, nesë ka përjetësi, nëse njerëzit mund të ringjallen vërtet, atëherë pse Zoti nuk merr një person ta bëjë të vdes dhe më pas ta ringjalli dhe t’ua tregojë të gjithëve? Shumë e thjeshtë! Me siguri më pas të gjithë do besonin që vërtet ka ringjallje, që ka jetë të përjetshme! Jesus Krishti është padyshim njeriu më i vecantë që ka jetuar ndonjëherë. Në të gjithë botën, në të gjtha kohërat është folur pa pushim për këtë njeri: udheheqësi fetar i cili u kryqëzua dhe ditën e tretë u ringjall! Dhe jo vetëm kaq! Ky njeri, i cili ka mësuar me shumë urtësi bashkëkohasit e vet, të cilët patën mirësinë që këto mësime t’i përcjellin në kohë e të cilat kanë mbërritur deri në ditët e sotme, shpalli se ishte vetë Zoti (!!) . Edhe pas dy mijë vjetësh koncepti më absurd për ata që dëgjojnë dicka si shkarazi për Jezusin është: si mund ta barazojë veten një njeri me Zotin??? Ose si mund të besojë dikush te një person, I cili ka jetuar si njeri, se ai është Zoti? Përfytyrimi më i zakonshëm kur mendoj për Zotin është ajo e një qënie jashtëzakonisht të stërmadhe, jo fizike, me sy e me veshë të padukshëm nga të gjitha anët, që shndrin miliona herë më fuqishëm se vetë dielli. Por a është ky përfyfyrim i saktë? Në fakt, kush është ai që e ka parë Zotin? Kush është ai që me sigurinë më të madhe mund të thotë, Zoti është kështu, ose Zoti është ashtu? E megjithatë ky njeri, Jezus Krisht e shpalli veten Zot. Fillimisht kam menduar se ai u konsiderua si Zot, atëherë kur kishin kaluar vite e shekuj pas vdekjes së tij, atëhere kur figurës së tij historike i veshën një sërë atributesh hyjnore, sic besoj ka ndodhur me historitë e mitologjisë greke. Por për habinë time më të madhe, në këtë libër gjej disa fakte, të cilat thonë se Jezusi u konsiderua filimisht si i tillë, pra si Zot, jo nga njerëzit e shekullit të XX, as nga ata të shekulit të X apo të V, por ai u konsideruar si Zot fillimisht nga njerëzit që e rrethonin, miq apo armiq të tij, nga turmat e shumta që i shkonin nga pas. A ishin këta njerëz kaq naiv, sa të besonin që njeri që thohte se ishte Zoti, mund të ishte vertët i tillë? Në fakt inteligjenca njerëzore nuk është se ka evoluar shumë në krahasim me njerëzit e 2000 viteve më parë. Njeriu i shekullit të XX mund të jetë mjaft i përparuar shkencërisht nga ai i shekullit te 1, por kur vjen ceshtja te gjerat shpirterore e hyjnore jemi po aq skeptik sa edhe paraardhësit tanë. Në këtë fushë me siguri që nuk kemi bërë ato përparime kolosale sa dhe në shkencë, Për këtë arsye nëse Jezus Krishti nuk do kishte ardhur në tokë para 2000 vjetësh, por të kishte ardhur sot, me siguri që ne do kishim mbajtur të njëjtin qendrim sikur edhe bashkëkohësit e tij. Po jap shpjegimin tim pse njerëzit nuk mund të përparojnë në njohjen e tyre ndaj hyjnisë. Koncepti i Zotit është një concept i pandryshueshëm, madje me siguri mund të thuhet se vetëm Ai është absolut, cdo gjë është relative.Ai është i mirë, i drejtë,i pandryshueshëm, i pagabueshëm, etj. Në këtë aspekt, cilësitë tona shpirtërore, duke qënë pasqyrim i cilësive të vetë krijuesit nuk ndryshojnë, e janë po ato. Jezusi nuk u foli njerëzve për shkencë e për art, por u foli pikërisht për shpirtrat e tyre, për të vetmin thesar të vërtetë të njeriut. Ne njerëzit, për mijëra vjet kemi studiuar tokën, qiellin, yjet e madje dhe galaktikat, por kemi studiuar kaq pak shpirtrat tanë. Si është i formuar shpirti yn? Askush nuk e di, përvec krijuesit që e formoi. E pikërisht Jezusi u foli njerëzve për këtë thesar, shpirtrat njerëzorë. Jezusi tha :”Unë dhe Ati jemi një!” Nëse do bëhej një konkurs për “Deklarata me e fuqishme e te gjitha kohërave” me siguri kjo deklaratë do merrte vendin e parë! Një njeri që thote: unë dhe Zoti jemi një! Kjo na con të mendojmë që ky person ose po tallet, ose s’di cfarë thotë, ose ai e ka peshuar mirë para se të lëshojë një bombë të tillë, për të cilën duhet të ketë fakte të pakundërshtueshme. Një person i rritur në një ambient thellësiht fetar e monoteist, sic ishte Jezusi dhe hebrenjtë, i rrethuar nga qindra pasues , nuk do kishte guximin të bënte deklarata të tilla, nëse më pas s’mund t’i mbështeste ato në prova të pakundërshtueshme. Një person, mësimet e të cilit i kanë rezistuar shekujve dhe cilësohen si “dituri e diturive” qofshin lexuesit e ketyre mesimeve të krishtere, musliman, apo bektashinj, etj, nuk mund të jenë mësime të një personi me dy fytyra apo një të sëmuri mendor! Një person i cili meson me durim për dashurinë e pakufishme të Hyjnisë dhe për Hyjninë, si dhe për dashurinë për njëri-tjetrin, një person i cili mësonte se jeta nuk vjen prej kësaj bote, por është dhuratë prej Perëndisë, një person, i cili iu shfaq bashkëkohësave të tij me shumë shenja e mrekulli, shtrohet pyetja a ishte ky person një mashtrues, apo ai është njeriu më i mrekullueshëm që ka jetuar ndonjëherë! Shume të paktë janë ata që nuk kanë dëgjuar për Jezus krishtin. Dhe me siguri të gjithë ata qe kanë dëgjuar për të e identifikojnë si njeriu që jetoi 2000 vjet më parë, i cili përvecse shndërroi ujin në verë e eci mbi ujë, u kryqëzua dhe ditën e tretë u ringjall (!!) Për më tej, shumë njerëz sot e quajnë atë Zoti Jezus dhe presin khimin e tij! Cëshjta e vërtetë qëndron në atë, se si mund ta dimë me siguri që këto janë të vërteta? Ku e kanë mbështetur bindjen e tyre pasuesit e mësimeve të Jezusit? Libri që kryesisht rrëfen për jetën dhe veprën e Jezusit është BIBLA. Fillimisht kam menduar që Bibla është një libër me histori dhe parime fetare të shkruara nga krerët dhe priftërinjtë e kishës së krishterë, ndoshta i shkruar diku nga shekulli i 10 ose 15 atëherë kur edhe shkrimi i librave mori përhapje të gjerë. Ky arsyetim më con të mendojë që Bibla u shkrua rreth 1000 vjet pas vdekjes se Krishtit, atëherë kur jeta e tij, në mungesë të fakteve të shkruara, do ishte më tepër një mitologji se sa një e vertëte historike. Por nëpërmjet librit “Zot, Gënjeshtar apo i Cmendur”, arrihet në përfundimin se ky arsyetim ishte kryekëput gabim! Bibla jo vetëm që na qënka shkruar shume më herët se shekulli i XV apo i X, por një pjesë e saj është shkruar jo më vonë se një gjysëm shekulli pas vdekjes së Jezusit, atëherë kur sic e cilëson edhe autori i librit, shumë nga bashkëkohësit e Jezusit, miq apo armiq ishin ende gjallë. Dhe për më tepër nuk janë shkruar një ose dy kopje të saj, por me mijëra e mijëra, nëpër të cilat gëlojnë pa fund histori jetësore luftrash e paqesh, këngësh dhe vajtimesh, bekime dhe mallkime, një paradë e vertëtë e historisë njerëzore, të pohuara gjithashtu edhe nga fakte të tjera jobiblike. Për më tepër që autorët e saj nuk ishin ca njerëz naiv e të paarsimuar, përkundrazi, ata ishin ndoshta nga njerëzit më të arsimuar të kohës së tyre, një udhëheqës si Moisiu, një mjek e studiues si Luka, etj. Pra, që Bibla nuk na qënka thjesht një libër fetar i mbushur më letargji e lutje, por edhe një libër i mirëfilltë historik. Ok, Bibla është një libër i besueshëm. Po si mund të jemi të sigurt që autorët e saj shkruan të vërtetën dhe jo ndonjë version të zbukuruar të saj? Ok, Bibla mund të jetë një libër i trashëguar me kujdes brezave të ardhshëm, por si mund ta dimë që shkruesit e saj, iu përmbajtën të vërtetës faktike?
Nëse Jezusi ishte një njeri i mirë, i drejtë dhe i dashur, përse atëherë duhet ta dënonin me një vdekje mizore? Personalisht nuk e kam të vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetje. Ai u dënua me kryqëzim për shkak të deklaratave dhe bindjes së tij se ai ishte Perëndia i ardhur në tokë. Jam pothuaj 100% e bindur, që nëse një njeri do dilte sot e të shpallte veten Zot, me shume mundësi do e mernim këtë person e do e shtronim në një spital psikiatrik, mjekët e devotshëm të së cilit do e dëndnin me barna deri sa ai të hiqte dorë prej kësaj marrëzie. Për këtë gjë ky njeri-“Une jam Zoti” duhet të falenderoj Kombet e Bashkuara dhe Kartën e Helsinkit, sepse po të mos ishin këto, fati i tij nuk do ishte i ndryshëm nga ai i Jezusit. Gjëja e vetme që do na conte të ngurronim për internimin e këtij njeriu, është nëse ai do kryente vepra që njerëzit e tjerë nuk mund t’i bëjnë, si për shembull të shëronte sëmundje të pashërueshme, shumëfishonte bukë, e të ringjallte njerëz! E megjithë këto vepra që ky njeri do kryente, edhe në qofshin ato në të mirë të njerëzve, nëse doktrina e tij, nuk përputhet me mendësinë tonë, atëherë do e largonim këtë njeri prej nesh.
Unë mendoj, që me të njëjtën dilemë u përballën edhe bashkëkohësit e Jezusit. Ata nuk u skandalizuan prej verpave të duarve të tij, por për shkak të deklaratave të tij: Unë dhe Ati jemi një! Me pak fjalë, unë një njeri prej mishi dhe prej gjaku, që ha dhe fle me ju, lindur nga barku i një gruaje, jam Perëndia, Krijuesi i Universit. E bukura me Jezusin është se ai, nuk u mjaftua vetëm me vetëdeklarimet e tij, por kërkoi që dhe të respektohej si i tillë, si i barabartë me Zotin. Ai tha “Duajeni Birin (atë vetë), porsi Atin (Zotin)”, ose “Kush ka Birin ka Atin”. Ai madje shkoi deri atje, sa të thojë: unë po të fal mëkatet! Unë Jezusi, të fal ty bija ime (që më takon për herë të parë) mëkatet. Cilat mëkate? Nëse ti më takon për herë të parë dhe nuk më ke njohur kurrë më parë, cfarë faji kam bërë unë ndaj teje që t’i po më fal? Madje jo vetëm që të fal mëkatet, por të premton dhe jetë të përjetshme!
Adhurimi i takon Zotit. Askush në tokë nuk meriton adhurim. Miqtë na zhgënjejnë, na braktisin, na bëjnë të vuajmë. Madje edhe njerëzit më të afërm na zhgënjejnë, ata njerëz për të cilët mendonim se do jenë përgjithmonë përkrah nesh. Sinqerisht mendoj që ne e kemi shpërdoruar disi shprehjen : Unë të adhuroj! Adhurimi i vërtetë është për atë, i cili në të mirë e në të keq, është përkrah nesh, vëzhgon mbi ne e na ruan gjatë gjithë jetës sonë. E ky është Zoti. Vetëm sytë e tij janë gjithmonë të drejtuar nga ne. Në Bibël ka shumë raste që njerëz të thjeshtë, por të mbrojtur me një ndjenjë të fortë besimi monotesit, si Marta një nxënëse e Jezusit, e adhurojnë atë si Zot, dhe ai e pranoi adhurimin e tyre. A ishin të ndërgjegjshëm këta burra apo gra se cfarë po bënin? Jam e sigurt që po!
Të nxitur nga një ndjenjë e thellë revoltimi ndaj këtij njeriu të vetëshpallur Zot, i cili po shëmbte themelet e besimit të tyre mijëravjecar, duke krijuar përcarje mes popullit hebre, krerët judenj vendosin ta kryqëzojnë. Me siguri që kryqëzimi nuk ishte forma e vetme e vrasjes së dikujt në atë kohë, por mendoj që qëllimisht u vendos që Jezusi të vdiste në këtë lloj forme. I ngritur mbi një shtyll druri të lartë për t’u parë nga sytë e të gjithëve, e për t’i dhënë një mësim të mirë edhe të gjithë ndjekësve të tij, ai u kryqëzua, vdiq në kryq dhe u zbrit nga ai dhe u varros. “Kush do të vdiste për një gënjeshtër” është pyetja që dhe unë i bëj vetes? Cfarë do përfitonte Jezusi nga pretendimi i tij fals, nëse si përfundim do vdiste për shkak tij? Cfarë i mungonte këtij njeriu? Ai gëzonte famë të pamasë dhe fuqi të mrekullueshme. Nëse do të donte, fare mirë ai mund të ishte zgjedhur dhe mbret! Por, ja që ky nuk ka qene qëllimi tij. Vdekja e tij ishte shokuese edhe për të gjithë pasuesit e tij. Nëse vdekjes iu dorëzua edhe Jezusi, dituria dhe fuqia e të cilit ia tejkalonte atyre të të gjithë njerëzve, atëherë cfarë ngelte për t’u shpresuar nga ndjekësit e tij? Besimi i tyre vdiq bashkë me të. Kur Krishti vdiq, bashkë me të ra dhe ideali i tyre. Ai gur i rëndë i cili vulosi hyrjen e varrit të tij, vulosi edhe zemrat e tyre. Nuk kishte me shprese. Gjithcka kishte përfunduar.
Tre dite.Tre ditë dhe një varr bosh. Vetëm tre ditë zgjati vaji, ankthi dhe pritja e ndejkësve të Jezusit, e pas tre ditësh erdhi një ditë e re, një agim i ri. Njerëz të dobët, më shpresën e thyer, me zemër të plagosur e me lotë ndërfaqe ende të patharë nga një vdekje e parakohshme, shpërthejnë në britma gëzimi të mbushur me një frymë të re. Të mendosh që Jezusi në fakt nuk u ringjall, por ndjekësit e tij e vodhën trupi dhe më pas përhapën lajmin që ai u ringjall, mendoj që kërkon më shumë guxim për ta besuar se sa të besosh që ai vërtet u ringjall. Për cfarë arsye duhej qe ndjekësit e tij ta kryenin një vepër të tillë? Fillimisht mendova: për të bërë realitet ato që Jezusi kishte thënë: unë do ringjallem. Po c’dobi do sillte kjo? Një shpëtimtar i shpallur si i ringjallur, por në fakt i varrosur në bodrumit e shtëpisë së ndonjërit prej dishepujve të tij (!!)
Asnjë dobi! Përkundrazi! Vetëm tre ditë kishin kaluar nga vdekja e Jezusit dhe cdo hap që dishepujt e tij kryenin monitorohej me shumë vëmendje nga armiqtë e tyre. E ja që, këta njerëz jo vetëm që pohuan se pane me sytë e tyre Jezusin e ringjallur, e më pas të ngjitet në qiell, por ishin të gatshëm t’i binin rreth e përqark tokës duke përhapur këtë lajm. Të varfër, të zbathur, të paushqyer, me të ftohtin në trup, por me gëzimin në zemër, këta njerëz trokitën në mijëra shtëpi, u folën me mijëra zemrave njerëzore, e madje sakrifikuan edhe jetën e tyre duke shpallur lajmim e shpëtimit përmes një personi të kryqëzuar e të ringjallur.
Dyshoj që ka fakt më bindës për vërtetësinë e personalitetit të Jezusit, sesa plotësimi i profecive. Fillimisht kam menduar se për Jezusin mund të ketë pasur 5 ose 10 profeci që janë thënë e përmbushur, por të gjithë ata që nuk e dinë do surprizohen kur të mësojnë që janë rreth 330 profeci të përmbushura në lindjen, jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Duke iu rikthyer cështjes së besueshmërisë së Biblës, fillmisht mund të supozohet që këto profeci edhe pse të shkruara para lindjes së Krishtit, mund të jenë ndryshuar pas vdekjes së tij dhe variantet që ne kemi sot nuk janë autentike. Por, ja që nuk është kështu sepse ka disa njerëz sot në botë, ashtu sikundër ka pasur në cdo kohë që janë shumë të apasionuar pas historisë dhe arkeologjisë. E pikërisht këta njerëz kanë gjetur një objekt fare të pablerë në dukje, në fakt disa copa vazo balte të thyera, të cilat përmbajnë një nga profecitë më të fuqishme për Jezusin. I referohem një pjese të shkrimit nga libri i profetit Isaia, e cila thotë: e virgjëra do mbetet me barrë dhe do lindë një fëmijë i cili do quhet Perëndi i fuqishëm. Ky shkrim daton rreth 100 vjet para krishtit! Unë nuk e kam parë Zotin. Nuk e kam parë se cfarë forme ka, nga se është i përbërë. Disa thonë që Zoti është vetëm një person, disa thonë ai është tre. Mbase mendja ime njerëore e ka më të lehtë të pranojë që Zoti është vetëm një person, por kush është ai që e ka parë Zotin dhe mund ta thojë me siguri se nga se është i përbërë Ai. Për këtë duhet fillimisht ta takosh Zotin, ose të vish prej tij.
Mbase mund të na duket e cuditshme që Zoti mund të jetë 3 persona, por a nuk jemi ne njerëzit, që jemi krijesa shumë më të thjeshta se ai, edhe mish edhe shpirt? Unë nuk e kam parë Zotin, por nëse dikush vjen në këtë botë e largohet prej saj duke bërë shumë mrekulli duke shpallur që ai del pej Zotit dhe e ka parë Zotin, ky person i cili madje ka fuqinë të falë mëkatarët e të transformoj jetën e atyre që besojnë në të, duhet të isha me zemër guri për të mos ndalur e të shqyrtoja faktet.
Nësë Perëndia, krijuesi më krijoi me synimin për të ndarë me mua dashurinë e tij, atëherë unë nuk mendoj se ai na krijoi që ne të jetonim vetëm 100 vjet dhe pastaj të zhdukeshim. C’kuptim do kishte dashuria e Tij për njerëzit, nëse ajo do ishte për shumë pak kohë, ose pse duhet të hidhte ai dashurinë e Tij mbi njerëzit, nëse këto krijesa më pas zhduken? Kur ne duam të afërmit tanë, do donim që ata të jetonin përgjithmonë me ne, dhe zemra jonë thyhet nga largimi i tyre. Nëse do mundesishim, do bënim githcka vetëm që vdekja të mos ndodhte, por ja që nuk mundemi. Por për Perëndinë, asgjë nuk është e pamundur! Kur ai do, dashuria e Tij nuk shuhet, është një dashuri e pakufizuar dhe e përjetshme.
Të gjithë jemi destinuar të vdesim. Trupat tanë njerëzorë janë të tillë, të vdekshëm e të përkohshëm. Por jo shpirtrat tanë. Ata janë të përjetshëm. Nëse je besimtar apo jo, kjo nuk do të shmangte vdekjen njerëzore. Të gjithë herët a vonë, vdesim. Problem per njeriun është se jeta e tij në tokë përcakton edhe fatin e tij për përjetësinë. Shpesh herë e mendojmë, më së shumti në një mënyrë të vetëdijshme, që do vijë një ditë në të cilën do bëhet një gjyq i madh, Dita e larjes së hesapeve, ku cdo vepër e keqe duhet të ndëshkohet. Por problemi është se të gjithë e kemi ndonjë vepër të papëlqyeshme për Zotin. Pra të gjithë do ndëshkohemi. Me ndëshkimin si shpërblim nga mënyra e jetesës në tokë, atëherë fati jonë i përjetshëm është i përcaktuar: një përjetësi larg Perëndisë. Afërmendsh, si mundet Zoti tërësisht i pastër të mund të qëndrojë në prani të krijesave të ndotura me mëkat! Si jo shumë të ditur e të njohur me fushën e përjetësisë, atë ditë do kemi nevojë për një avokat mbrojtës që të na mbrojë në kauzën tone, që dënimi që do marrim të jetë minimal, aq më mirë akoma sikur ky avokat të jetë aq i zoti sa ne të deklarohemi të pafajshëm e të mos dënohemi fare. Jezusi deklaroi që ai është rruga, e vërteta dhe Jeta, dhe për më tepër askush nuk shkon te Zoti vecse nëpërmjet Tij. Atëherë ai po thotë, që e njeh rrugën, që e njeh të vërtetën e madje ai ka fuqinë që të na cojë të Zoti., duke na shpallur të pafajshëm ditën e Gjykimit. Pagesa që ai kërkon për punën e tij, është besimi dhe dashuria jonë e sinqertë.
Nuk më ngelet vecse të pyes: përpara se të mbyllim sytë tanë njerëzorë për të fundit herë, përpara se trupi yne njerëzor t’i rikthehet tokës prej së cilës erdhi, a e kemi përgatitur shpirtin tonë për përjetësinë?
A jemi gati për të takuar Zotin?
Erina Sema