Ese nga Donika Lici

Shënim: Po botojmë esetë pjesëmarrëse në konkursin e organizuar nga Botimet Jeta e Re. Esetë janë dërguar nga individë me profesione të ndryshme, nga disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe për arsye të korrektësisë me publikun, po i botojmë esetë siç kanë ardhur pa redaktime. Gjithsesi, ju ftojmë të shijoni përsiatjet e këndshme të autorëve të eseve ndërsa kanë lexuar librin “Zot, Gënjeshtar, apo i Çmendur”.

Sa here hedh syte ne rrugen ku kam ecur,

me shfaqet para meje nje vajze e vogel me doren sa nje flutur

qe mrekullohej pas cdo gjeje te bukur

dhe pyeste gjithmone perse e perse,

perse bota eshte kaq e komplikuar ,

pse pas cdo gjeje te bukur fshihet dicka e shemtuar?

dhe pergigje nuk gjente, madje nuk mundej as tia thoshin

se kush e ruante ekuilibrin, se s mund ti permendnin ZOTIN.

Me keto pyetje u rrita une dhe brezi im por mbase edhe brezi para meje ku te permendje ZOTIN jo vetem qe ishte e ndaluar por nese ndodhte dicka e tille duhej te pergjigjeshe para autoriteteve per mesimet qe u jepeshin femijeve ne familje dhe pasojat mund te ishin……. me mire te mos i permendim.

Une u rrita ne nje familje ku babai im si komunist qe ishte emri i zotit permendej sa here qe nuk mundej me, por kur ne pyesnim se c ishte ZOTI? ai i dredhonte pyetjes. Vite me vone shoqeria jone u hap. Edhe sot me kujtohet dita kur ne shtepine time erdhen dy te rinj merikane Mark dhe Kris dhe na folen per ZOTIN. duke qene se une flisja pak anglisht mu desh te perktheja per te gjithe aty dhe vura re se te flisja per zotin ishte si nje lloj clirimi. Sot une nuk jam nje ithtare e flakte e krishterimit, por e di se bota ka nevoje te besoje qe AI eshte atje ne cdo cast. Sot une shoh mrekulli qe shkenca nuk di ti shpjegoje, psh. pse bleta ben hoje aq perfekte sikur te ishte inxhiniere, pse Toka eshte i vetmi vend i banuar dhe mijera sisteme te tjera diellore jo?. Une nuk e di nese atje lart eshte dikush qe i pelqen te luaje apo te tallet me njerezimin , por e di qe sa here une kam nevoje per dike mjafton te perqendrohem , te mbyll syte dhe nje pike lote i formuar nen qepallen qe rendon do jete pergjigja e gjthckaje qe une kerkoj, ndaj sa here kam nevoje nuk them O ZOT ME NDIHMO, por mjafton te kendoj vargjet e mia te preferuara te PSALMIT 23 dhe qetesohem. Une nuk e di nese zoti eshte nje genjeshtar apo nje i cmendur , por di qe cdo dite te jetes time une e falenderoj per mundesine qe i dha botes te ecte perpara, te zbulonte shkencen dhe te ndertonte nje bote me te mire per pasardhesit e saj. Nese nuk ia ka arritur nuk eshte faji i ZOTIT sepse ai i la ne dore njeriut zgjedhjen dhe nga zgjedhja e tij sot njeriu vendos nese ZOTI eshte genjeshter, cmenduri apo drejtesi. Une di qe jam nje dele u humbur rruges per ne shtepi dhe e di qe cdo cast bariu im do te me tregoje rrugen sepse ai eshte atje duke me pritur, ne livadhet me bar te njome dhe ne ujera te kthjelleta. Cdo mbremje im bir para se te fleje me kerkon ta bekoj dhe kjo per mua eshte bekimi me i madh se ai po rritet i qete me Zotin ne zemer dhe e di qe nuk do humbase kurre.

Donika Lici