A do të fitosh një iPad2?

… ose 200 Euro, ose 100 Euro? Botimet Jeta e Re jua jep këtë mundësi. Blini librin “Zot, Gënjeshtar, apo i çmendur” në stendën tonë në panairin e librit ose tek zyrat e Institutit Jeta e Re prapa TVSH-së. Lexoni librin. Shkruani një ese duke hedhur mendimet tuaja rreth librit – mund të jetë një kritikë për librin, një vlerësim, një përshtypje ose një argument. Ne po presim një ese me rreth 3-5 faqe format A4 (fonti Times New Roman, madhësia e gërmës 12). Nëse do ta masni me karaktere eseja duhet të ketë rreth 1200-1500 karaktere.

Esenë dërgojeni në adresën tonë elektronike (info@botimetejetes.com) ose në adresën postare: Botimet Jeta e Re, KP 2420/1, Tiranë.

Bashkë me esenë na dërgoni edhe informacion rreth vetes suaj (adresë emaili, numër telefoni). Do t’ju lajmërojmë për takimin e dhënies së çmimeve në Dhjetor.

Esetë pranohen deri në datën 15 Dhjetor, ora 17.00.

Për më shumë, hidhini një sy faqes sonë të internetit: botimetejetes.com.

Faleminderit!